Flash News

KRYESORE

Seanca gjyqësore ndaj protestuesve të Kukësit, të pranishme edhe mediat ndërkombëtare

Seanca gjyqësore ndaj protestuesve të Kukësit, të pranishme

Ngjarjet që po ndodhin te Gjykata e Tiranës kanë tërheqin vëmendjen jo vetëm të mediave vendase por edhe atyre të huaja. Para gjykatës ka qenë edhe kamera e Reuters e cila ka regjistruar protestën që po zhvillojnë qytetarët dhe familjarët e të arrestuarve para goditës së Gjykatës së Tiranës.

Seanca gjyqësore ndaj 23 protestuesve në Kukës nisi me tension pasi deputetët nuk u lejuan nga policia të futeshin në sallën e gjyqit. Ndërkohë, ishte gjykata ajo e cila vendosi të lejonte deputetët të ishin të pranishëm në sallën e gjyqit. Kamerat dhe gazetarët nuk janë lejuar ta ndjekin seancën

Ndërkohë, jashtë gjykatës, familjarët e të ndaluarve dhe qytetarë kanë bllokuar rrugën.

Të fundit