Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Seanca në KPK, Rovena Gashi refuzon të dalë përpara trupit gjykues: Vendimin e keni marrë 8 muaj më parë
Prokurorja Rovena Gashi ka refuzuar të marrë pjesë në seancën e vetting-ut që pritej të zhvillohej sot në orën 09:45. Gashi nuk pranuar të dërgojë as avokatin e saj në seancën ku ajo do të gjykohej nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj..
Rovena Gashi pretendon se KPK e ka marrë vendimin 8 muaj më parë dhe se ajo do të pranojë të paraqitet vetëm përpara një gjykate ku do të dëgjohen dhe do të pranohen provat që do të paraqesë.
Aktualisht, Gashi është pezulluar nga detyra si prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme për shkak se po hetohet për fshehje të pasurisë.
Reagimi i Rovena Gashit:
Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), e përbërë prej Komisionerëve; Genta Tafa (Bungo), Lulzim Hamitaj dhe Pamela Qirko, i pamundësuan subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi, pjesëmarrjen reale dhe efektive në seancën dëgjimore të datës 20.07.2018 ora 09:45.
Trupa gjykuese e KPK, nëpërmjet e-mail-it zyrtar të datës 19.07.2018, ora 18:04, ka intimiduar subjektin e rivlerësimit Rovena Gashi, duke i bërë të ditur asaj, në mënyrë të shkruar, faktin se, paraqitja prej saj e kërkesave procedurale, në ushtrim të së drejtës për proces të rregullt ligjor, do të mbahet parasysh prej kësaj trupe gjykuese në vlerësimin e subjektit. Këto kërkesa procedurale, shumë dinjitoze të subjektit, të cilat reflektojnë shkelje të lejuara gjatë këtij procesi, e që janë bërë objekt shqyrtimi edhe në Gjykatën e Strasburgut, në vlerësimin e kësaj trupe gjykuese përbëjnë thjesht zvarritje për një proces nul, që nxiton të shpallë një vendim të marrë ndaj subjektit të rivleresimit, Rovena Gashi, që në datën 30.11.2017.
Duke ç’armatosur subjektin e rivlerësimit, Rovena Gashi, nga çdo mundësi e realizimit të mbrojtjes, kjo seancë dëgjimore, të cilën trupa gjykuese do t’a shpenzojë duke lexuar detyrimet kushtetuese, që nuk i ka përmbushur, e duke akuzuar subjektin e rivlerësimit, ndërkohë që nuk e ka lejuar atë të paraqesë asnjë provë të kundërt, përbën vetëm një arenë diskretitimi publik të njerëzve të drejtësisë, me qëllim eleminimin e pushtetit gjyqësor.
Përsa kohë që kjo trupë gjykuese, e kontestuar 5 herë nga ana e subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi, vlerëson se, ka zhvilluar nje proces të rregullt ligjor, duke përmbushur të gjithë detyrimet e tij dhe duke lejuar ushtrimin e të gjithë të drejtave për subjektin e rivlerësimit, atehërë kjo trupë gjykuese është e lirë dhe madje, në këtë pikë, ka detyrimin të marrë një vendim ndaj subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi, edhe pa praninë e saj në seancë.
Por, në një raport analitik, 27 faqe, prokurorja Rovena Gashi argumenton shkeljet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të cilat gjenden të përmbledhura në vijim:
- Subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi, nuk iu garantua zhvillimi i procesit të saj të rivlerësimit nga një trupë gjykuese e pavarur dhe e paanshme.
Subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi nuk iu dha, menjëherë pas caktimit të trupit gjykues që do të kryente procesin e saj të rivlerësimit, mundesia për të ngritur pretendime mbi ekzistencës së situatës së konfliktit të interesit me anetarët e trupit gjykues..
- Procesi i rivlerësimit të subjektit Rovena Gashi ishte i papagjykuar dhe se vendimmarrja në lidhje me të ishte e paracaktuar, e ku, të gjithë janë dëshmitarë të kësaj dhe faktet e ndodhura e kanë vërtetuar një gjë të tillë.
Trupa gjykuese e procesit të rivlerësimit të subjektit Rovena Gashi e ka kryer hetimin administrativ ndaj saj nën dyshimin e ekzistencës së situatës së konfliktit të interesit, përsa kohë që subjektit iu dha mundësia për të ngritur pretendime rreth ekzistencës së këtyre pengesave vetëm pasi kjo trupë gjykuese kishte mbyllur hetimin e saj administrativ.
- Trupa gjykuese e procesit të rivlerësimit të subjektit Rovena Gashi dështoi në dhënien e garancive këtij subjekti se ishte e pavarur, e paanshme dhe e përgjegjshme gjatë ushtrimit të detyrës.
Me Shkresën kthim përgjigje, dërguar subjektit të rivlerësimit në datën 06.07.2018, KPK konfirmoi se, në përbërje të trupës gjykuese të subjektit të rivleresimit Rovena Gashi, në cilësinë e Relatores, me rol dhe funksion ligjor determinant në procesin e saj të rivlerësimit dhe të hetimit administrativ, nga data 30.11.2017-15.03.2018, ka vepruar Komisionerja Suela Zhegu, në kushtet e konfliktit të hapur të interesit me subjektin e rivlerësimit.
- Subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi, iu bë një proces i pabarabartë rivlerësimi, duke iu cënuar procesi i rregullt ligjor dhe të drejtat themelore të saj, gjatë kësaj procedure.
Me Shkresën Kthim përgjigje të datës 06.07.2018, KPK deklaroi se Relatorja Suela Zhegu e këtij trupi gjykues të subjektit të rivlerësimit ka dhënë dorëheqjen në daten 15.03.2018, ndërsa me Vendimin Nr.5191/1 Prot, datë 11.07.2018, KPK deklaroi se, në datën 15.03.2018 është bërë përjashtimi i Relatores Suela Zhegu nga përbërja e trupës gjykuese të subjektit të rivlerësimit. Pavarësisht nëse ishte dorëheqje apo përjashtim, shkresat e KPK konfirmojnë pretendimet e subjektit të rivlerësimit për ekzistencën e situatës së konfliktit të interesit ndërmjet saj dhe Relatores Suela Zhegu,
- Hetimi adminitrativ që kreu, kryesisht, kjo trupe gjykuese ndaj subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi është i pavlefshëm.
Dhënia e dorëheqjes apo përjashtimi i Relatores Suela Zhegu, të trupës gjykuese të subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi në datën 15.03.2018, ndërkohë që ajo kishte marrë detyrën dhe kryer hetim administrativ ndaj këtij subjekti prej datës 30.11.2017, konfirmojnë moskryerjen e detyrës nga ana e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) për të kërkuar fillimin e procedimit disiplinor ndaj komisioneres Suela Zhegu, e cila nuk kishte dhënë dorëheqjen në ditën e marrjes së detyrës, më 30.11.2017; nuk kishte dhënë dorëheqjen brenda 15 ditëve nga hedhja e shortit, ndërkohë që, në përfundim të hetimit administrativ që kishte kryer ndaj subjektit të rivlerësimit, dha me vonesë dorëheqjen, për të njëjtat shkaqe, rreth ekzistencës së të cilave ajo ishte në dijeni që në fillim të detyrës.
- Hetimi administrativ i zhvilluar ndaj subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi nuk ishte i gjithëanshëm dhe rezulton të jetë i paplotë.
Nëpërmjet Njoftimit të datës 26.06.2018 dhe Vendimit Nr.3, datë 06.07.2018, KPK ka konfirmuar faktin që ndaj subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi, në kundërshtim me Kushtetutën, Vendimin e Gjykatës Kushtetuese Nr.2 datë 18.01.2017 dhe me përcaktimet e Ligjit Nr.84/2016, trupa gjykuese e rivlerësimit të saj, ka vendosur që këtij subjekti t’i hetohet dhe të vlerësohet vetëm rreth kriterit të pasurisë, ndërkohë që objekt i procesit të rivlerësimit janë të trija kriteret së bashku dhe në mënyrë të pandshme, ai i pasurisë, figurës dhe profesionalizmin, pavarësisht nga fakti që njeri kriter mund të dominojë mbi tjetrin apo mund të jetë determinant në marrjen e një vendimi prej trupës gjykuese ndaj subjektit të rivlerësimit.
- Subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi, nuk iu dha asnjë mundësi reale për ushtrimin e barrës së provës dhe iu mohua e drejta e realizimit efektiv të mbrojtjes.
Trupa gjykuese e procesit të rivlerësimit të subjektit Rovena Gashi, i pamundësoi asaj ushtrimin e së drejtës për t’u dëgjuar dhe pjesëmarrjen reale, efektive të saj në seancë dëgjimore, duke i hequr mundësinë e dhënies së shpjegimeve dhe bërjes së vlerësimeve, nëpërmjet analizës së provave të kundërta, për të cilat ky subjekt i kishte kërkuar kësaj trupe gjykuese marrjen dhe që kjo trupë gjykuese ishte e detyruar t’i merrte, për të treguar, të paktën formalisht, që i dha mundësi subjektit të ushtronte barrën e provës dhe të drejtën e mbrojtjes gjatë procesit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka pranuar asnjë nga 38 provat e kërkuara prej subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka kërkuar subjektit të rivlerësimit që të japë shpjegime, pa prova, për rezultatet paraprake të hetimit administrativ, të filluar prej këtij organi dhe të zhvilluar vetëm prej tij.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka kërkuar subjektit të rivlerësimit që këto shpjegime, vetëm me fjale, e jo mbi prova, t’i paraqesë brenda një ditë e gjysëm nga momenti i dërgimit të njoftimit për seancën dëgjimore, duke përfshirë në këtë afat edhe ushtrimin prej subjektit të rivlerësimit të së drejtës për të caktuar apo zgjedhur mbrojtës dhe të drejtën e mbrojtësit për t’u njohur me aktet dhe detyrimin e mbrojtesit për të realizuar mbrojtjen, ndaj një procedure administrative 7 mujore që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte zhvilluar rreth subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi.
- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe kjo trupë gjykuese i kanë mohuar subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi, të drejtën kushtetuese për t’u dëgjuar në këtë procedurë administrative që do të vendosë mbi të drejta themelore të saj dhe që kanë të bëjnë me të drejtën e punësimit, të ushtrimit të profesionit, të drejtën e pagës, të përparimit në karrierë, të gëzimit të reputacionit e të jetës private e familjare.
Caktimi formalisht i seancës dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, Rovena Gashi, i pamundësoi paraqitjen realisht asaj në këtë seancë.
Është e konfirmuar tashmë se, për të gjitha pretendimet e subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi mbi shkelje të kryera prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjatë zbatimit të procedurave dhe zhvillimit të hetimit në kuadër të subjektit të rivlerësimit të saj, në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut është regjistruar për gjykim, në mënyrë prioritare dhe me përparësi, një çështje tjetër gjyqësore të pavarur, për të cilën është njoftuar në mënyrë urgjente edhe shteti Shqiptar.
Subjekti i rivlerësimit, Rovena Gashi, do të paraqitet përpara asaj Gjykate të nderuar, e cila ka dhënë garancitë e nevojshme për dëgjimin realisht të saj, para se të marrë një vendim mbi të drejta kaq të rëndësishme dhe themelore për subjektin e rivlerësimit.
Për të gjitha sa më lart, duke qenë se, pa një proces të drejtë, nuk mund të ketë kurrësesi një vendimmarrje të drejtë, subjekti i rivlerësimit, Rovena Gashi, kërkon rikonfirmimin në detyrë, si Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38