Flash News

KRYESORE

‘Sherri në ish-Bllok për shkak të Elvana Gjatës’, reagon këngëtari: Personat e përfshirë janë me 1001 probleme, s’do rrezikonin për një femër

Në media u raportua sot se shkaku i përplasjes me armë mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-Bllokut, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën, ishte këngëtarja Elvana Gjata.

Sipas raportimeve, viktima kishte ngacmuar pak ditë më parë këngëtaren në fjalë dhe mbrëmjen e djeshme palët kanë kërkuar të sqarojnë çështjen por situata ka degjeneruar në përplasje me armë.

Këngëtari Luiz Ejlli ëhstë i pari nga kolegët e Elvana Gjatës i cili ka reaguar as i takon këtij lajmi. Në një koment të bërë në një postim në rrjetin social Facebook të faqes ‘Lolita’, Ejlli thotë se kush e beson një gjë të tillë pasi, sipas tij, personat e përfshirë janë me 1001 probleme dhe s’do rrezikonin për një femër.

“Kur te dali tani qe njera nga armet eshte e Elvanes🙈.

Pervec humorit:

Po kush e beson mor aman qe shkak ishte Elvana? Personat e perfshire, jane me 1001 probleme, per nje femer do rrezikojne gjithcka? Pffff...

Keto jane metodat qe ka perdorur dikur sigurimi i shtetit. Dhe duke marre parasysh se ke kemi minister.... keto dhe te tjera sonte ne opinion😂”, komenton Luiz Ejlli në postimin e publikuar nga ‘Lolita’.

 

Të fundit

Dosja

16 Qershor 2025, 10:26