Flash News

KRYESORE

Shoqërohen në polici banorët e “Astirit” mes tyre minorenë. Protestuesit paralajmërojnë: Keni 10 minuta kohë!

Shoqërohen në polici banorët e “Astirit” mes tyre

Forcat e policisë kanë shoqëruar në polici protestuesit e “Unazës së Re”. Mes të arrestuarve është dhe një minoren, 17-vjeçari Paolo Ahmetcenaj.

Banorët shprehen të vendosur se nuk do ndalojnë së protestuari deri në momentin që policia të lëshojë të arrestuarit.

Ata i drejtohen policisë: “Lironi vëllezërit tanë”, ndërsa një qytetar i është drejtuar policisë duke i thënë se ka 10 minuta kohë deri në lirimin e të arrestuarve, përndryshe do reagojnë më ashpër.

Personat e shoqëruar nga policia janë:

 Gëzim Sadikaj;

Armando Gisho;

Shpetim Billo;

Paolo Ahmetcenaj.

http://politiko.al/perplasja-te-unaza-e-re-partia-demokratike-policia-ka-shoqeruar-edhe-femije-te-mitur/

Të fundit