Flash News

KRYESORE

“Shqipëria shihet si model në Rajon për 5 arsye”, Vlahutin prezanton raportin e KE-së: Dy mesazhe për zyrtarët

“Shqipëria shihet si model në Rajon për 5 arsye”,

Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin, ditën e sotme ka prezantuar raportin e KE-së. Vlahutin shprehet se raporti i KE-së për hapjen e negociatave është shumë i rëndësishëm, ndësa shtoi se tashmë është hapur drita e gjelbër.

“Nga ana politike, gjatë 2 javëve të fundit presidenti i KE-së, Donald Tusk dhe zv. Presidentja Mogherini thanë se ky është ndryshim historik për vendin dhe mundësi shumë e mirë për modernizimin e vendit dhe të brezave. Të gjithë hapat e mëtejshëm do të kërkojnë më tepër konsensus dhe jo vetëm me fjalë por edhe në veprime dhe në punën e përbashkët drejt progresit. Njohuritë janë shumë të rëndësishme për këtë proces, por edhe vullneti politik”, u shpreh Vlahutin.

Më tej, Vlahutin renditi një sërë arsyesh  të raportit, se përse është parë Shqipëria si model. “Së pari në hyrje të raportit, Shqipëria është parë si model në rajon për një sërë gjërash. Së dyti është parë lëvizje sa i përket sekuestrimit të drogërave.

Së treti polarizimi politik mund të tejkalohet. Marrëveshja e 17 majit është theksuar si diçka që mund të jetë model. E katërta është përparimi i mirë i bisedimeve me Greqinë.

Raporti sigurisht thekson bashkëpunimin e mirë të shqipërisë me BE-në”, u shpreh Vlahutin.

Më tej ambasadorja shtoi se ka dy mesazhe për zyrtarët dhe qeveritarët. “Nuk ka vend për vetëkënaqësi për administratën dhe ata që janë të përfshirë në proces. Raporti tregon se reforma në drejtësi po ecën në progres.

Të rëndësishme  janë respektimi i të drejtave të njeriut dhe pronësia”, tha më tej ambasadorja Vlahutin.

Të fundit