Flash News

KRYESORE

“Sillni emrat e studentëve me ndihmë ekonomike”, mesazhi që ngre dyshime se administrata po përdoret kundër protestuesve

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social ka kërkuar sot që të identifikohen të gjitha ato familje që marrin ndihmë ekonomike dhe që kanë fëmijët në universitete. Në mesazhin e siguruar nga Politiko.al, kërkohet që identifikimi i këtyre familjeve të bëhet në çdo njësi administrative.

“...kërkojnë nga Drejtoria e Përgjithshme e SHSSH që për çdo njësi administrative të evidentohen ato familje që marrin ndihmë ekonomike dhe që kanë fëmijë student, përfshirë edhe 6%. Ju lutem, informacionin e kërkojmë nesër deri nga ora 08:30”, shkruhet në mesazhin e shpërndarë në ‘Whats app’.

Kjo kërkesë ngre dyshime se administrata shtetërore po keqpërdoret për të kërcënuar studentët që protestojnë prej gati një jave përpara Ministrisë së Arsimit. Të gjitha përpjekjet e Qeverisë për të negociuar me protestuesit kanë dështuar, pasi ata shprehen për realizim të mënjeherëshëm të kërkesave të tyre.

Vetë studentët kanë denoncuar gjatë këtyre ditëve presionet e ndryshme që u janë bërë edhe në protestë, nga persona që ata i identifikojnë si anëtarë të partive politike.

“Urime, Glindxhet!” Detyra e re në PS që i gëzoi shokët e aktivistit të protestës studentore

Letra e plotë/ Tetë kërkesat e studentëve mbërrijnë edhe në zyrën e Ramës dhe Ruçit

Të fundit