KRYESORE

Skandali me ‘Unazën e Madhe’, Gjiknuri zgjidh kontratën me DH Albania

Skandali me ‘Unazën e Madhe’, Gjiknuri zgjidh kontratën me

Pas publikimit të skandalit me falsifikimin e dokumenteve me kompaninë DH Albania, ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ka zgjidhur kontratën për lotin e parë, të projektit për zgjerimin e “Unazës së Madhe” në Tiranë.

Lajmin e bëri publik sot në një konferencë për mediat, edhe pasi  ARRSH anuloi tenderin me këtë kompani, pasi u publikuan dokumente të falsifikuara.

“Nga përgjigjet e ardhura dje nga SHBA, se një pjesë e paraqitur nga kompania DH nuk është e saktë , por e falsifikuar. Pas marrjes së këtij konfirmimin, ARRSH ka zgjidhur kontratën. Sot që flasim ARRSH ka bërë ndërprerjen e kontratës. Këto dokumente do t’i kallëzojmë në organet përkatëse.  Jemi të dëmtuar si institucion, dhe përgjegjësia bie mbi ata që kanë bërë falsifikimin. Inkurajoj Prokurorinë ta hetojë këtë çështje për të zbuluar kush janë autorët. Të zbardhet sic duhet kjo çështje", u shpreh Gjiknuri.

Të fundit