Flash News

KRYESORE

Skandali në Bulqizë/ Nëna humb tre foshnjet, spitali nuk kishte gjinekolog

Skandali në Bulqizë/ Nëna humb tre foshnjet, spitali nuk kishte

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Bulqizë. Një grua shtatzënë ka humbur në spital trinjakët për shkak se gjatë operacionit të lindjes nuk ka asistuar asnjë mjek gjinekolog.

Gruaja E.Rexhepi kishte ardhur nga fshatrat e Bulqizës e transportuar me kalë pasi kishte shfaqur komplikacione, por në operacion ka asistuar vetëm infermierja, sepse spitali prej kohësh kishte mungesë mjekësh specialistë, e konkretisht gjinekologë.

Sipas ‘News 24’, gruaja kishte udhëtuar një orë me kalë nga fshati Ostren drejt spitalit të Bulqizës, pasi problemet i ishin shfaqur duke kryer punë në bujqësi.

Aktualisht, gjendja e nënës, e cila ishte në muajin e 6-të të shtatzënisë është e stabilizuar.

Të fundit