Flash News

KRYESORE

Sondazhi/Ylli Rakipi nuk i fiton shikuesit e ‘Top Channel’, është ndër emisionet më pak të pëlqyera

‘Top Channel’ ka hapur në faqen zyrtare në internet një sondazh ku pyet lexuesit për emisionin e tyre të preferuar që transmetohet në këtë televizion.

Ajo që bie në sy në rezultatet e sondazhit është renditja e ulët e “Të Paekspozuarit”, i vetmi emision politik që transmetohet në ‘TCH’. Emisioni që drejtohet nga Ylli Rakipi kaloi me shumë bujë nga ‘News 24’ te ‘Top Channel’, por tre muaj pas këtij ndryshimi, ‘Të Paekspozuarit’ nuk ka arritur të fitojë ende simpatinë e ndjekësve të këtij televizioni, duke i renditur i 13 me 1.86% të votave, nga 15 emisione dhe programe të renditura në sondazh.

Programi më i pëlqyer në sondazhin ku kanë votuar deri më tani 4,512 persona rezulton të jetë ‘Gjurmë Shqiptare’ që realizohet nga Marin Mema, që ka marrë 28.55% të votave, i ndjekur nga ‘Portokalli’ me 19.12% të votave dhe ‘Pop Culture’ me 9.4% të votave.

‘Dua të të bëj të lumtur’ që drejtohet nga Arbana Osmani rezulton më i preferuar se ‘Top Show’ i Alban Dudushit, me respektivisht 6.72% dhe 5.61% të votave.

‘Fiks Fare’ rezulton se preferohet vetëm nga 3.92% e votuesve në sondazh, ndërsa programi që ka marrë më pak vota është ‘Top Awards’, kjo edhe për faktin se organizohet vetëm një herë vit.

Të fundit