Flash News

KRYESORE

“Sot ne, nesër ju”, studentët u bëjnë thirrje gjimnazistëve t’i bashkohen protestës

“Sot ne, nesër ju”, studentët u bëjnë thirrje

Studentët janë mbledhur sërish sot para godinës së ministrisë së Arsimit duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre. Gjatë marshimit, studentët e Inxhinierisë kanë ndaluar një moment para gjimnazit “Qemal Stafa”, ku u kanë bërë thirrje gjimnazistëve që t’i bashkohen protestës.

“Sot ne, nesër ju”, ishin thirrjet e studentëve drejtuar gjimnazistëve.

Procesi i mësimit është pezulluar sot në të gjithë Universitetet publike të vendit. Krahas Tiranës, protesta po zhvillohen edhe në Shkodër, Korçë, Vlorë e Elbasan.

Të fundit