Flash News

KRYESORE

"Sot s’jam deputet!”, Tahiri përlotet teksa njofton dorëheqjen e mandatit: Ndjesë të thellë këtyre personave

Sot në konferencën për median, Saimir Tahiri ka dorëzuar mandatin e deputetit. Tahiri është emocionuar teksa dha lajmin e dorëheqjes, si dhe u kërkoi ndjesë të thellë familjarëve dhe miqve për shqetësimet e marrë, sipas tij padrejësisht.

“Fuqia ime është e vërteta ime, është familja ime dhe miqtë e mi që u kërkoj ndjesë për shqetësimin që kanë marrë nga unë padrejtësisht.  Faleminderit  për ata qytetarë që më kanë mbështetur qoftë dhe me një mesazh. Nuk është ndeshja ime e fundit por veç e para.

Unë sot nuk jam më deputet, do përballem me këdo sepse e vërteta mjafton. Si qytetar i lirë do të përballem me çdokënd. Dua të falenderoj çdo qytetar që ka besuar tek unë dhe ata që më kanë votuar. Sot ju them unë jam Saimir Tahiri dhe s’kam nevoj për mandat as Parlament për t’u përballur me drejtësinë. Unë do jem aty bashkë me të fundit që beson tek unë. As drejtësinë e as Europën nuk do na e fali njeri...

Po mbushen 30 vite ama që kjo rracë politike po merret me shqiptarët. Dhe ora e të vërtetës sime nuk është larg. Do të ketë për të gjithë një orë që do të merremi me të vërtetat e tyre dhe do të përballen me drejtësinë!”, tha Tahiri.

Të fundit