
Flash News
EMRI/ Sekuestrohen pasuritë e biznesmenit në Gjirokastër! Si e denoncoi Berisha në 2019
Pengmarrje në Tiranë, merret me forcë në makinë 40-vjeçari
Përfshihet nga flakët makina në Tiranë
SPAK shpall pretencën për “Sterilizimin”, kërkon dënim me 10 vite për Klodian Rjepajn e Ilir Rrapajn
Sherri me armë në Institut, 7 persona të përfshirë, arrestohet një prej tyre

Alfred Lela
Që në Rubik blu-e-gjelbra e Policisë Rrugore dhe e errëta e Forcave Speciale shfaqej kthesë pas kthese deri në qytetin e Kukësit. Në xhepin e një parkingu të një pike të karburant Kastratit ishte parkuar edhe një autoburg, një karkasë e hekurt që të kujtonte skena të filmit Fury Road. Iveco-t e famshme, dhuaratë e kahershme italiane kur Shqipëria nuk kishte as rrugë dhe as bukë, stërpiknin anët e Rrugës së Kombit si kujtime ngjarjesh të zeza. Nga ato që kishin ndodhur dhe të tjera që mund të vinin.
Përveç pranisë së policëve asgjë tjetër nuk e prishte qetësinë mes grykave të thella të maleve të Mirditës e Kukësit, të çara mespërmes për t’u bërë kjo dredhë argjendi në të cilin një makinë gjermane rrëshqet si fugë. Sot ishte hera e tretë që shteti vinte me tagrambledhës për këtë rrip autmobilistik të quajtur simbolikisht Rruga e Kombit. Në fillim Berisha u betua se 'do të shisnin edhe bizhutë e grave' për të, dhe më pas Rama e shiti për bizhutë e grave të ca të tjerëve. Mbërriti ai me taksën e dyfishtë; të parën e rrumbullakosi në çmimin e çdo litre karburant që blinin shqiptarët, ndërsa të dytën si tarifë (toll) për çdo kalim nëpër këtë shteg të fitores së shqiptarit të izoluar nga vetja dhe të tjerët. Që prej sot, 17 shtatorit 2018.
Se për çfarë dhe për kë janë kaq të shumta përforcimet policore, mund ta kuptosh kur shmangesh nga autostrada në të djathtë të Urës së Drinit dhe futesh në qendër të qytetit. Të ardhurit nga Tirana dhe ata nga Vlora, këta të fundit një ide e një deputeti demokrat për të simuluar Jug-Veriun e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, janë më të shumtë se vendasit. Një prej tyre, që ka guxuar, një trajner i mundjes, thotë se është gati sërish, por frika pjesërisht dhe paraja më shumë, kanë bërë të vetën. Kanë punuar që prej 6 muajsh thotë një tjetër, veprimtar i opozitës. Vetëm një polici i janë dhënë 15 milionë për të frikësuar njerëzit. Paraja e madhe e rrugëve dhe karburanteve, shton ai. I them se e kam parë te reklama televizive. Ky ngatërrim i reklamës me transparencën nuk është gjë e re në propagandën qeveritare, e cila e ka ndihmuar Albanian Highway, jo vetëm me dritën e gjelbër të koncesionit, por edhe duke mbajtur peshën e madhe të komunikimit.
Kamerat e televizoneve që rrinë gati në hyrje të Pallatit të Kulturës duken si sy që rrinë në pritë për të kapur dështimin, jo suksesin e protestës. Një nga të ardhurit sugjeron një zgjidhje për të dalë nga tulatja: një karvan makinash që niset nga qendra drejt pikëkalimit të Kalimashit, i cili pas një ndalese të shkurtër (një minutë heshtje për atë që ishte lëvizja e lirë në këtë rrugë) kthimi mbrapsht në qytet. Të paktën për të lënë një shenjë.
Vendasit e hedhin poshtë. Nuk duan të provokojmë incidente. Një tjetër thotë se duhet pritur që kuksianët ta ndjejnë peshën e taksës, sepse kështu ndodhi edhe herën e parë. Rebelimi nuk erdhi që ditën e parë të hapjes së pikëkalimit me pagesë, por kur një karvani të gjatë morti iu desh të përballej me faktin se vdekjes dhe taksave nuk mund t’iu shmangesh. Kjo i dha shtysë përpjekjes për t’iu shmangur të paktën taksave. Një rezistencë guximtarësh e detyroi qeverinë të tërhiqej, të priste 6 muaj dhe ta rihapte pikën me çmime të reduktuara.
Kukësi u shndërrua shpejt në lajm kryesor, edhe më shumë pa zbythjes së parë të qeverisë dhe udhëtimit urgjent nga Vlora të kryeministrit për një konferencë shtypi. Po kaq urgjente, por më shumë brutale, ishte ndërhyrja me forca të shumta policore pas mesnatës dhe një valë arrestimesh.
Ndoshta këtu duhet kërkuar gjunjëzimi i Kukësit, ndoshta te ulja e çmimeve, ndoshta te shantazhet e policisë, ndoshta te paratë e hedhura nga koncesionari për të shuar rezistencën. Ndoshta.
Ne kuksianët po paguajmë një kuksian tjetër për të dalë dhe hyrë në Kukës, thotë një i moshuar që fillon e shan qeverinë, por nuk jep shpjegime kur e pyet se pse nuk i bashkohet protestës pak metra më tej.
Edhe në kthim, kur është marrë vesh tashmë se Kukësi i ri është ‘mbytur në ujë’ ashtu si i vjetri, policët vazhdojnë të jenë të palëvizur në anë të rrugës. Kjo prani është bizare, por e shpjegon Shqipërinë. Siç e shpjegojnë edhe disa mosprani.
Të cilat ndoshta flasin edhe më shumë.
Të fundit


Rritja 5% e shpenzimeve të NATO-s, diplomati: Synon të nxjerrë ekonomitë nga kriza
25 Qershor 2025, 22:32
Dhjetëra miniera bitumi në luginë, si cënohet hapësira e parkut të Vjosës?
25 Qershor 2025, 22:10
Djegia nga dielli, ja disa mënyra si ta trajotni në kushte shtëpie
25 Qershor 2025, 21:56
“Janë në Apel, duan kohë”, avokati mashtron qytetaren e aksidentuar
25 Qershor 2025, 21:42
Rama: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë
25 Qershor 2025, 21:36
Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?
25 Qershor 2025, 21:23
“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese
25 Qershor 2025, 21:11

Fronti i ri i luftës? Jo në Lindjen e Mesme, por në SPAK!
25 Qershor 2025, 20:40
Përfundon gjimnazin në moshën 74-vjeçare, Skënder Cena: Dua të vazhdoj edhe universitetin!
25 Qershor 2025, 20:35
Gjendet e vdekur 56-vjeçarja shqiptare në Greqi! Nënë e 3 fëmijëve
25 Qershor 2025, 20:21
FOTO/ Makina bie nga ura në aksin Peqin–Elbasan
25 Qershor 2025, 20:11
EMRI/ Sekuestrohen pasuritë e biznesmenit në Gjirokastër! Si e denoncoi Berisha në 2019
25 Qershor 2025, 20:01
Trump në samitin e NATO-s: Javët e fundit u morëm me Kosovën dhe Serbinë
25 Qershor 2025, 19:47
Vendet e Ballkanit përballen me temperatura ‘përvëluese’
25 Qershor 2025, 19:35
Kapet me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet oficeri i Patrullës në Tropojë
25 Qershor 2025, 19:23
Gazeta gjermane: Fantazitë e Ramës për kullat ngrenë dyshime për pastrim parash!
25 Qershor 2025, 19:13
11 maji, Nesho: PD pritet të raportojë në nivelet më të larta të administratës Trump
25 Qershor 2025, 18:56




"KQZ i shërben qeverisë"/ Këlliçi: Rama kërkon ‘status quo’ përmes bandave të krimit!
25 Qershor 2025, 17:30

Plani i NATO-s për mbrojtjen, çfarë do të ndryshojë për Shqipërinë ?
25 Qershor 2025, 16:42
Bayerni huazon talentin shqiptar te skuadra gjermane
25 Qershor 2025, 16:32
Paloka: "Treni Bullgar" evidentim i votës së blerë! Task - forca u përdor kundër opozitës
25 Qershor 2025, 16:23
Kremlini: SHBA-të dhe Irani nuk pajtohen për dëmet e shkaktuara nga sulmet
25 Qershor 2025, 16:13
11 maji/ KQZ vulos rezultatin, u jep mandatin deputetëve për 4 qarqe të vendit
25 Qershor 2025, 16:00
Irani: Instalacionet bërthamore pësuan dëmtime të rënda nga sulmi ajror i SHBA-ve
25 Qershor 2025, 15:49
Pengmarrje në Tiranë, merret me forcë në makinë 40-vjeçari
25 Qershor 2025, 15:35
Kosovë/ Dështon për të 37-tën herë kosntituimi i Kuvendit
25 Qershor 2025, 15:24
Përfshihet nga flakët makina në Tiranë
25 Qershor 2025, 15:06
5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtosh në dietën tënde
25 Qershor 2025, 14:57
TikTok rikthehet në Shqipëri, ndalimi njëvjeçar bie pa zhurmë pas tre muajsh
25 Qershor 2025, 14:49
Balliu: SPAK i verbër, nuk shikon paratë që i shkojnë krimit prej qeverisë
25 Qershor 2025, 14:37

Sherri me armë në Institut, 7 persona të përfshirë, arrestohet një prej tyre
25 Qershor 2025, 14:21
Ndërron jetë i dënuari në burgun e Lezhës
25 Qershor 2025, 14:08
Vijon skandali i Salmonelës në Shqipëri, kapen disa ngarkesa në doganë
25 Qershor 2025, 13:53
ACE Mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri
25 Qershor 2025, 13:44

SPAK shtyn për herë të katërt hetimet ndaj Ahmetajt
25 Qershor 2025, 13:12

Shërbimet e komunikimit në Shqipëri kushtojnë më shumë se mesatarja e BE-së
25 Qershor 2025, 12:55
Si të zgjedhësh aromën e duhur të parfumit sipas personalitetit
25 Qershor 2025, 12:44

Alimehmeti publikon foton: Kjo votë e PD-së u konsiderua abuzivisht si e pavlefshme nga KQZ
25 Qershor 2025, 12:25
Vjosa, ‘zemra blu e Europës’ që po vritet me leje, por në heshtje
25 Qershor 2025, 12:09
Malltezi: Të burgosurit në Elbasan u detyruan të votojnë më 11 maj atë që donte drejtori
25 Qershor 2025, 11:55
Shtyhet gjyqi për vrasjen e Martin Canit, Përlleshaj nuk paraqitet në seancë
25 Qershor 2025, 11:45
Ditën e sotme mbahet përpjekja e 37’të për konstituimin e Kuvendit
25 Qershor 2025, 11:34
Tiranë/ Po lëviznin me monopatina, taksia përplas tre fëmijë
25 Qershor 2025, 11:19
Disa arsye përse thashethemet nuk janë aq toksike sa mendoni
25 Qershor 2025, 11:07

Shiste d*ogë në lokalet e natës, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë
25 Qershor 2025, 10:45
Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Jamarbër Malltezit
25 Qershor 2025, 10:26
Sulmi i paralajmëruar kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë rikthen shqetësimet për sigurinë
25 Qershor 2025, 10:19
Parlamenti iranian voton për të pezulluar bashkëpunimin me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së
25 Qershor 2025, 10:03
Kapet mashtruesi boshnjak, kërkohej në Gjermani
25 Qershor 2025, 09:53
11 Maji/ Nuri: Vota ka 'vdekur' përpara se të hidhej në kuti
25 Qershor 2025, 09:42
Meshkujt me bark të madh kanë rrezik të vuajnë nga ky problem
25 Qershor 2025, 09:37

Sot provimi i matematikës, testohen rreth 28 mijë nxënës të klasave të 9-ta
25 Qershor 2025, 09:19
NATO armatoset për kërcënime të mundshme nga Rusia
25 Qershor 2025, 09:03
Turistët nuk vijnë, shqiptarët ikin!
25 Qershor 2025, 08:59
Shpërthim me tritol në Vlorë
25 Qershor 2025, 08:38
Turizmi/ Kosova “ikën” pas heqjes së vizave, “mërziten” polakët dhe spanjollët
25 Qershor 2025, 08:22
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
25 Qershor 2025, 08:09
Ditë me diell, parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat
25 Qershor 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
25 Qershor 2025, 07:45
Alimehmeti kritikon KQZ, KAS dhe Kolegjin Zgjedhor: Nuk panë provat që ofruam ne kandidatët
24 Qershor 2025, 22:56
"Opozita të tregojë forcën", Burimi: Rama është turbulluar nga analiza në Fox News
24 Qershor 2025, 22:41
Ermonela Jaho rrëfen fillimet e vështira: Kam kërkuar punë si babysitter dhe kamariere
24 Qershor 2025, 22:29
Ndihen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
24 Qershor 2025, 22:11
AKU njofton se bllokoi mbi 1 KV djath në Shkodër, por nuk tregon shkakun
24 Qershor 2025, 21:54
“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët
24 Qershor 2025, 21:51
Inteligjenca amerikane: Sulmet ndaj Iranit nuk shkatërruan centrale bërthamore
24 Qershor 2025, 21:30
Aksident në aksin Fier-Cekan, 3 të plagosur
24 Qershor 2025, 21:16
Antibiotik natyral! Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë
24 Qershor 2025, 21:03


Sezoni i Gaforres, çfarë pritet të ndodhë për secilën shenjë të horoskopit
24 Qershor 2025, 20:15

Vrasja e Ermir Dedjas në Durrës, zbardhet dosja hetimore! Çfarë treguan pamjet filmike
24 Qershor 2025, 19:58
Pas armëpushimit, hapësira ajrore iraniane rihapet pjesërisht për fluturime ndërkombëtare
24 Qershor 2025, 19:47
Ulet çmimi i naftës pas arritjes së armëpushimit Izrael-Iran
24 Qershor 2025, 19:26
Tërmetet sot në Tiranë e Durrës, sizmiologët: Nuk ka vend për alarm
24 Qershor 2025, 19:15
Kolegji rrëzon PD edhe për qarkun e Shkodrës: Nuk ka përsëritje zgjedhjesh!
24 Qershor 2025, 18:56
A do të marrë pjesë Irani në Kupën e Botës 2026 që mbahet në SHBA?
24 Qershor 2025, 18:46

Pas Beratit, Kolegji Zgjedhor rrëzon PD edhe për Dibrën për rezultatin e 11 majit
24 Qershor 2025, 18:20
BIRN: Veliaj angazhon studio ligjore britanike për mbrojtjen! Zbulohet shifra e majme
24 Qershor 2025, 18:20
Vrasja e Martin Çeços/ Apeli rrëzon dënimet për autorët, kthen për rigjykim çështjen
24 Qershor 2025, 18:04


Largohen nga parlamenti në shtator, 82 deputetë do marrin gjysmën e pagës për 3 vite
24 Qershor 2025, 17:12
Aksident te "Rruga e Durrësit" në Tiranë, përplasen 3 makina
24 Qershor 2025, 16:52