Flash News
"Shqiptarët kanë vrarë frikën", media italiane: Rama nuk është më i paprekshëm
“Shko direkt te Rama dhe merr lejen”, dëshmitë e arkitektëve të huaj në “The Albanian Files”
Nga vëllezërit Hoxhosmani tek Rraja, SPAK dërgon për gjykim 15 persona
“Republika e Prokurorëve”, qytetari arrestohet për të njëjtin krim që e kishte mbaruar dënimin!
Nëna e 15-vjeçares së përfshirë në dhunimin e 17-vjeçares: Ka probleme të shëndetit mendor
Alfred Lela
Që në Rubik blu-e-gjelbra e Policisë Rrugore dhe e errëta e Forcave Speciale shfaqej kthesë pas kthese deri në qytetin e Kukësit. Në xhepin e një parkingu të një pike të karburant Kastratit ishte parkuar edhe një autoburg, një karkasë e hekurt që të kujtonte skena të filmit Fury Road. Iveco-t e famshme, dhuaratë e kahershme italiane kur Shqipëria nuk kishte as rrugë dhe as bukë, stërpiknin anët e Rrugës së Kombit si kujtime ngjarjesh të zeza. Nga ato që kishin ndodhur dhe të tjera që mund të vinin.
Përveç pranisë së policëve asgjë tjetër nuk e prishte qetësinë mes grykave të thella të maleve të Mirditës e Kukësit, të çara mespërmes për t’u bërë kjo dredhë argjendi në të cilin një makinë gjermane rrëshqet si fugë. Sot ishte hera e tretë që shteti vinte me tagrambledhës për këtë rrip autmobilistik të quajtur simbolikisht Rruga e Kombit. Në fillim Berisha u betua se 'do të shisnin edhe bizhutë e grave' për të, dhe më pas Rama e shiti për bizhutë e grave të ca të tjerëve. Mbërriti ai me taksën e dyfishtë; të parën e rrumbullakosi në çmimin e çdo litre karburant që blinin shqiptarët, ndërsa të dytën si tarifë (toll) për çdo kalim nëpër këtë shteg të fitores së shqiptarit të izoluar nga vetja dhe të tjerët. Që prej sot, 17 shtatorit 2018.
Se për çfarë dhe për kë janë kaq të shumta përforcimet policore, mund ta kuptosh kur shmangesh nga autostrada në të djathtë të Urës së Drinit dhe futesh në qendër të qytetit. Të ardhurit nga Tirana dhe ata nga Vlora, këta të fundit një ide e një deputeti demokrat për të simuluar Jug-Veriun e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, janë më të shumtë se vendasit. Një prej tyre, që ka guxuar, një trajner i mundjes, thotë se është gati sërish, por frika pjesërisht dhe paraja më shumë, kanë bërë të vetën. Kanë punuar që prej 6 muajsh thotë një tjetër, veprimtar i opozitës. Vetëm një polici i janë dhënë 15 milionë për të frikësuar njerëzit. Paraja e madhe e rrugëve dhe karburanteve, shton ai. I them se e kam parë te reklama televizive. Ky ngatërrim i reklamës me transparencën nuk është gjë e re në propagandën qeveritare, e cila e ka ndihmuar Albanian Highway, jo vetëm me dritën e gjelbër të koncesionit, por edhe duke mbajtur peshën e madhe të komunikimit.
Kamerat e televizoneve që rrinë gati në hyrje të Pallatit të Kulturës duken si sy që rrinë në pritë për të kapur dështimin, jo suksesin e protestës. Një nga të ardhurit sugjeron një zgjidhje për të dalë nga tulatja: një karvan makinash që niset nga qendra drejt pikëkalimit të Kalimashit, i cili pas një ndalese të shkurtër (një minutë heshtje për atë që ishte lëvizja e lirë në këtë rrugë) kthimi mbrapsht në qytet. Të paktën për të lënë një shenjë.
Vendasit e hedhin poshtë. Nuk duan të provokojmë incidente. Një tjetër thotë se duhet pritur që kuksianët ta ndjejnë peshën e taksës, sepse kështu ndodhi edhe herën e parë. Rebelimi nuk erdhi që ditën e parë të hapjes së pikëkalimit me pagesë, por kur një karvani të gjatë morti iu desh të përballej me faktin se vdekjes dhe taksave nuk mund t’iu shmangesh. Kjo i dha shtysë përpjekjes për t’iu shmangur të paktën taksave. Një rezistencë guximtarësh e detyroi qeverinë të tërhiqej, të priste 6 muaj dhe ta rihapte pikën me çmime të reduktuara.
Kukësi u shndërrua shpejt në lajm kryesor, edhe më shumë pa zbythjes së parë të qeverisë dhe udhëtimit urgjent nga Vlora të kryeministrit për një konferencë shtypi. Po kaq urgjente, por më shumë brutale, ishte ndërhyrja me forca të shumta policore pas mesnatës dhe një valë arrestimesh.
Ndoshta këtu duhet kërkuar gjunjëzimi i Kukësit, ndoshta te ulja e çmimeve, ndoshta te shantazhet e policisë, ndoshta te paratë e hedhura nga koncesionari për të shuar rezistencën. Ndoshta.
Ne kuksianët po paguajmë një kuksian tjetër për të dalë dhe hyrë në Kukës, thotë një i moshuar që fillon e shan qeverinë, por nuk jep shpjegime kur e pyet se pse nuk i bashkohet protestës pak metra më tej.
Edhe në kthim, kur është marrë vesh tashmë se Kukësi i ri është ‘mbytur në ujë’ ashtu si i vjetri, policët vazhdojnë të jenë të palëvizur në anë të rrugës. Kjo prani është bizare, por e shpjegon Shqipërinë. Siç e shpjegojnë edhe disa mosprani.
Të cilat ndoshta flasin edhe më shumë.
Të fundit
Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë
8 Korrik 2026, 13:30
Trump urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën: Nuk duam më marrëdhënie biznesi
8 Korrik 2026, 13:22
Një “bomber” kartonësh të kuq do të gjykojë ndeshjen Francë-Marok
8 Korrik 2026, 13:03
Koncerti i Kanye West, Zhupa: Financimi me fondin e emergjencave shkel Kushtetutën
8 Korrik 2026, 12:50
Ku po godet më fort vala e të nxehtit në Europë?
8 Korrik 2026, 12:37
Bloomberg: NATO mund të anulojë samitin në Shqipëri vitin që vjen
8 Korrik 2026, 12:01
Trajneri Roberto Martinez largohet nga Portugalia pas eliminimit nga Botërori
8 Korrik 2026, 11:50
Pse vapa e natës po na rrezikon shëndetin?
8 Korrik 2026, 11:42
"Shqiptarët kanë vrarë frikën", media italiane: Rama nuk është më i paprekshëm
8 Korrik 2026, 11:19
Protestat/ Profesori amerikan i ekonomisë: Koha që Rama të hapë derën e daljes
8 Korrik 2026, 10:46
Drogë e lojëra fati në Fushë-Krujë, arrestohen tre persona, mes tyre një polic
8 Korrik 2026, 10:37
Çfarë pritet nga Samiti i NATO-s në Turqi?
8 Korrik 2026, 10:25
Me faturë, qeveria 4.2 mln euro kundër protestës
8 Korrik 2026, 10:10
Tjetërsim pronash në Dibër, arrestohet ish-kandidati i PS
8 Korrik 2026, 09:57
Nga vëllezërit Hoxhosmani tek Rraja, SPAK dërgon për gjykim 15 persona
8 Korrik 2026, 09:50
BIRN: ‘Vijat e kuqe’ të pronësisë po rrisin autocensurën në mediat shqiptare
8 Korrik 2026, 09:30
Plotësohen 8 ekipet çerekfinaliste, axhenda e plotë e katër ndeshjeve
8 Korrik 2026, 09:09
Sot certifikohen rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, çfarë pritet
8 Korrik 2026, 09:00
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
8 Korrik 2026, 08:14
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
8 Korrik 2026, 07:39
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Korrik 2026, 07:20
Parashikimi i motit, 8 korrik 2026
8 Korrik 2026, 07:04
Patronazhisti kapet “mat” duke bërë fotografi nga Kuvendi
7 Korrik 2026, 21:17
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, po vuajmë
7 Korrik 2026, 20:41
Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
7 Korrik 2026, 20:06
A’SPAK SPAK?! Drejtësia e mefshtë si metodë
7 Korrik 2026, 19:46
Gjykata liron 4 efektivët e FNSH-së të arrestuar për arratisjen e Hasan Ferracakut
7 Korrik 2026, 19:31
Aplikimet për universitet nisin në fund të korrikut, si do të zhvillohet procesi
7 Korrik 2026, 18:28
Shpërthen në flakë “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec
7 Korrik 2026, 16:58
Aksident i trefishtë në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një i plagosur
7 Korrik 2026, 16:41
Gjashtë çështje për t’u ndjekur në samitin e NATO-s në Turqi
7 Korrik 2026, 16:04
Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar në Suedi, arrestohet autori i dyshuar
7 Korrik 2026, 15:40
Stili i jetesës po rrit vdekshmërinë, diabeti mbetet shkaku kryesor
7 Korrik 2026, 15:24
Koçeku sfidon socialistët, nxjerr foton: Nuk e dorëzoj mandatin!
7 Korrik 2026, 15:08
Messi përballë Salah, dueli i dy legjendave për një vend në çerekfinale të Botërorit
7 Korrik 2026, 14:53
Apeli konfirmon dënimin për mashtrim, Marine Le Pen rrezikon garën presidenciale
7 Korrik 2026, 14:29
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i telefonit po ndryshon trupin tonë
7 Korrik 2026, 13:52
Kongresi Amerikan vë nën lupë Edi Ramën për narkotrafik dhe represion politik
7 Korrik 2026, 11:54
Sherri me thika në Tiranë, tre të arrestuar, një 17-vjeçar në kërkim
7 Korrik 2026, 10:15
Fierza zbret në nivelin më të ulët të javëve të fundit, shkak thatësira
7 Korrik 2026, 09:45
Aksident i rëndë në Durrës, motori përfundon në kanal
7 Korrik 2026, 09:27
Trump niset drejt Ankarasë për samitin kyç të NATO-s
7 Korrik 2026, 09:00
Temperatura deri në 31 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot
7 Korrik 2026, 08:11
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
7 Korrik 2026, 07:53
Skandal racizmi ndaj Mbappé! Senatorja paraguajane e fyen rëndë, reagon Franca
6 Korrik 2026, 22:08
Mërkuri në prapavijë vazhdon, kush fiton dhe kush humbet këtë javë
6 Korrik 2026, 21:49
Shqipëria mbushet me azilkërkues nga Egjipti dhe Afganistani
6 Korrik 2026, 21:19
Pankartat pikante në protestë: Rruga për në BE kalon nga llogaridhënia!
6 Korrik 2026, 20:40
10 këshilla për të rritur energjinë tuaj ditën pas një gjumi të keq
6 Korrik 2026, 20:09
Etna shpërthen sërish, hiri mbulon Siçilinë dhe pezullohen fluturimet në Katania
6 Korrik 2026, 19:41
Greqi/ Shqiptarja ndërron jetë pas lindjes
6 Korrik 2026, 19:16
Temperaturat në rritje, apel nga mjekët: Këto kategori janë më të rrezikuara
6 Korrik 2026, 18:57
Sekuestrohen 1 milion euro asete, çifti nga Kosova nën hetim për pastrim parash
6 Korrik 2026, 18:33
Zjarr i madh në Fushë-Shijak, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës
6 Korrik 2026, 17:27
Nuk flini dot nga vapa? Një pozicion gjumi mund ta bëjë natën shumë më të lehtë
6 Korrik 2026, 17:10