Flash News

KRYESORE

Sulm me armë zjarri në një gjimnaz në SHBA, raportohen 8 viktima

Sulm me armë zjarri në një gjimnaz në SHBA, raportohen 8

Të paktën 8 persona kanë humbur jetën në sulmin me armë zjarri në një nga gjimnazet e Texasit në SHBA.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në gjimnazin “Santa Fe”, 40 metra larg Hjustonit.

Sipas CNN, një person ka hyrë në një klasë dhe ka qëlluar me një armë të llojit ‘Shotgun’ duke plagosur disa persona dhe duke lënë të vdekur 8 prej tyre.

Policia raporton se prindërit në panik kanë vrapuar brenda në shkollë për të gjetur fëmijët e tyre, ndërkohë që tre helikopterë janë drejtuar drejt shkollës për t;ju ardhur në ndihmë të plagosurve.

Ndërkohë policia ka arrestuar agresorin dhe po vijon hetimet e mëtejshme.

Të fundit