Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Sulmoi me armë Policinë e Shtetit, deputeti Dule në Bularat për nderimin e Kacifas
Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Vangjel Duke është i pranishëm në Bularat të Gjirokastrës për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të minoritarit Kostandinos Kacifas.
Në një prononcim në greqisht dhe në shqip, Dule tha se ndodhet aty për të nderuar të ndjerin dhe theksoi se transparenca për zbardhjen e kësaj çështje është jetike.
“Jemi sot në radhë të parë në këto momente, të cilat janë momentet e varrimit, dhe si pasojë janë të shenjta. Jemi këtu për të ndarë dhimbjen me vajzën e Konstandinos, me mamanë dhe babain dhe gjithë komunitetin. Jemi këtu për të shprehur nderimin ndaj të ndjerit por në të njëjtën kohë dhe vendosmërinë. Vendosmërinë që e vërteta duhet të ndriçohet deri në fund. Transparenca e kësaj çështjeje, zbardhja e saj është me rëndësi jetike. Ajo mund të vonojë por natyrisht që nuk do të humbasë”, u shpreh Dule.
Por deputeti Dule nuk ka bërë ende asnjë deklaratë ku të dënojë veprimin e Kacifas, që u bë shkak për vrasjen e tij. Vangjel Dule nuk ka dënuar sulmin me armë të të ndjerit ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit dhe as fyerjet që janë dëgjuar sot nga ekstremistët grekë ndaj shqiptarëve.