Flash News

KRYESORE

Takimi i parë në histori/ Presidenti Thaçi bisedon me kryeministrin e Rusisë: Çfarë i kërkova Medvedevit

Takimi i parë në histori/ Presidenti Thaçi bisedon me

Për herë të parë në histori, dy zyrtarë të lartë të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Rusisë kanë biseduar nga afër me njëri-tjetrin.

Presidenti Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim dhe një bisedë të shkurtër me kryeministrin rus, Dmitry Medvedev, në Ankara, ku të dy morën pjesë në betimin e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Vetë Thaçi ka shkruajtur në rrjetet sociale për takimin me zyrtarin rus, të cilin e ka informuar për zhvillimet në Kosovë dhe në rajo. Ai ka kërkuar nga Medvedev që të vendosin një komunikim fillestar midis dy shteteve.

“Në kuadër të ceremonisë së Inaugurimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, zhvillova një takim të shkurtër me Kryeministrin e Federatës së Rusisë, Dmitry Medvedev. Kryeministrin Medvedev shkurtimisht e informova për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon. Me këtë rast, kërkova nga kryeministri Medvedev që të vendosim një komunikim fillestar midis dy vendeve tona. Ne po ashtu biseduam edhe për fazën e fundit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u pajtuam se marrëveshja eventuale do të sjell paqe afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”, shprehet Thaçi.

Për takimin ka reaguar edhe Vlora Çitaku, ambasadore e Kosovës në Uashington.

“Ky po që është lajm. Për herë të parë, presidenti i Kosovës dhe kryeministri i Rusisë nën një çati, duke zhvilluar bisedime. Sot në Ankara”, shkruan Çitaku.

Të fundit