Flash News

KRYESORE

Taksë private për naftën e jahteve, koncesionari në Portin e Sarandës shkel marrëveshjen me Qeverinë

Tre muaj më parë, Këshilli i Ministrave ia kaloi menaxhimin e Portit të jahteve në Sarandë për 20 vite një kompanie private, kundrejt pagesës simbolike “1 euro”.

Kontrata është lidhur me kompaninë “Concord Investments”, e cila sipas deputetes së Partisë Demokratike, Nada Meçorapaj, ne menyre te jashteligjshme, prej dates 6 korrik, ka vendosur nje tarife prej 0.06 euro/liter per çdo jaht qe furnizohet aty.

Deputetja e Qarkut të Vlorës thekson më tej se kjo rritje eshte quajtur e paperballueshme nga jahtet dhe si rrjedhoje, rreth 20 jahte kane pezulluar furnizmin me nafte ne Sarande keto dite ndërsa paralajmëron se kjo do të ngikojë negativisht edhe në turizëm.

"Keto jane lehtesirat per operatoret e industrise se turizmit ne pikun e sezonit? Ky eshte Partneriteri Publik Privat? Apo Rilindja po sillet si ushtri pushtuese qe ka humbur luften dhe po grumbullon plaçke!?", përfundon ajo.

Denoncimi i plotë:

Ne Sarande ku PPP do te thote Pune te Pista Private. Ja si nje koncensionar grabit perdoruesit e portit te Jahteve...

Qeveria shqiptare i ka dhene me koncesion Portin e Limonit nje kompanie private. Behet fjale per portin ku ankorohen jahtet qe vijne nga jashte dhe furnizohen me nafte ne Sarande.

Ne menyre te jashteligjshme, pasi marreveshja thote qe koncesionari nuk vendos e as rrit apo ul cmime, prej dates 6 korrik, koncensionari ka vendosur nje tarife prej 0.06 euro/liter per cdo jaht qe furnizohet. Kjo ka shkaktuar nje dem kolosal per agjensite detare, kompanite e naftes dhe vete shtetin, pasi con detyrimisht ne rritje te cmimit.

Kjo rritje eshte quajtur e paperballueshme nga jahtet dhe si rrjedhoje, rreth 20 jahte kane pezulluar furnizmin me nafte ne Sarande keto dite. Koncesionari ka vendosur gjithashtu kushtin e pageses paradhenie, duke krijuar tjeter presion.

Kompanite njoftojne se vetem per 12 pezullime, demi llogaritet ne 430 mije euro, pra para qe do hynin ne Shqiperi.  Perfaqesues te koncesionarit sipas njoftimeve qe me vijne nga Saranda dhe konfirmimeve te bera me pas, nuk pranojne te negociojne pasi thone, jo zyrtarisht, qe kane mbeshtetjen e qeverise dhe nuk duan t’ia dine per ankesat.

Sipas raportimeve te sapomarra: “Po te shkosh te porti tani jane 5 bote te Kastratit me nga 40.000 litra secili dhe 2 bote te Eldes me nga 40.000 te detyruara ti nenshtrohen tarifes.

Keto jane lehtesirat per operatoret e industrise se turizmit ne pikun e sezonit? Ky eshte Partneriteri Publik Privat? Apo Rilindja po sillet si ushtri pushtuese qe ka humbur luften dhe po grumbullon plaçke!?

 

Të fundit