Flash News

KRYESORE

Të udhëtosh më lirë me biçikletë se me autobus? Erion Veliaj gënjen qytetarët për 1 lekë diferencë

Të udhëtosh më lirë me biçikletë se me autobus?

Nga dita e premte, Tirana u bë qyteti i parë në Ballkan me sistemin e biçikletave pa stacion “Smart Bike Share” . Që të keni akses në përdorimin e këtyre biçikletave duhet të shkarkoni një aplikacion, që gjendet me emrin “Mobike” dhe në këtë mënyrë mund të lëvizni në gjithë Tiranën, pa qenë nevoja të gjeni një stacion.

Në njoftimin zyrtar të Bashkisë së Tiranës, thuhet se të udhëtosh me biçikletën ‘Mobike’ kushton më lirë se sa një biltë autobusi:

“Mjafton që secili të shkarkojë aplikacionin Mobike, të plotësoni të dhënat tuaja dhe me një kosto që është më e lirë sesa një biletë autobusi mund të bëheni përdorues të Mobike.”

Pra, një biletë autobusi kushton 40 lekë, por mund të shkoni në gjithë Tiranën. Ndërsa një biletë biçikletë kushton 39 lekë, për 20 minuta. Veliaj ka të drejtë kur thotë se me  biçikletën “Smart” ju udhëtoni më lirë, sepse ju kështu do të  kurseni 1 lekë.

Kryebashkiaku Veliaj: Ata që mbajnë ‘Pit bull’ janë të frustruar seksualisht; do ndalojmë importin

Të fundit