Flash News

KRYESORE

Teatri Kombëtar, 'mbretëresha' firmosi shembjen e godinës së ndërtuar nga Mbreti Zog I

Në datën 27 qershor në media u publikua një peticion i cili ishte firmosur nga 65 artistë të cilët i drejtoheshin krerëve më të lartë të shtetit ku shprehin dakortësinë e tyre për ndërtimin e një teatri të ri Kombëtar. Mes 65 emrave ishte edhe emri i Elia Zaharia, gruaja e Princit Leka.

Godina që sot njihet me emrin Teatri Kombëtar, është ndërtuar me kërkesë dhe mbikëqyrjen e Mbretit Zog I dhe punimet për të nisën në vitin 1938, dhe ajo që bën përshtypje është pikërisht fakti, që 'mbretëresha' Zaharia, ka hedhur firmën për të shembur një ndërtesë e cila është ndërtuar nga Mbreti Zog.

Nuk dihet nëse familja mbretërore ka ndryshuar qëndrim sa i takon objekteve të ndërtuara nga Mbreti Zog I apo 'mbretëresha' Zaharia nuk ka pasur informacionin e plotë kur ka hedhur firmën tek ai peticion. Deri më tani ajo nuk ka bërë asnjë reagim pas publikimit të peticionit ku mes 65 firmave është edhe firma e saj.

Emri i Elia Zaharia numëri 36

Të fundit