Flash News

KRYESORE

Thellohet skandali, Eduard Auer kërkoi “bashkëpunimin” e gazetarëve për nxjerrjen e PD nga zgjedhjet

Thellohet skandali, Eduard Auer kërkoi “bashkëpunimin” e

Shefi i Divizionit për Ballkanin Perëndimor, Eduard Auer nuk është mjaftuar me tentativën për blerjen e aleatëve të PD-së, në mënyrë që ata të hyjnë në zgjedhjet e 18 qershorit pavarësisht vendimit që do të marrë Lulzim Basha.

Politiko.al mëson se Auer ka zhvilluar gjatë vizitës së tij në Tiranë një darkë me gazetarë dhe analistë të mediave të ndryshme, kryesisht ata të orientuar nga mazhoranca. Burime nga darka bënë të ditur se diplomati Auer ka theksuar se për Brukselin nuk është e rëndësishme nëse hyn apo jo PD në zgjedhje, e rëndësishme është që procesi të zhvillohet.

Por kjo bisedë, e pretenduar për t’u mbetur konfidenciale, ka patur për qëllim të krijojë bindjen në qarqet mediatike shqiptare se zgjedhjet në Shqipëri mund të zhvillohen edhe pa opozitën, një precedent i rrezikshëm ky për demokracinë e brishtë shqiptare.

Ndërkohë, Lulzim Basha ka shprehur gatishmërinë për t’u regjistruar në zgjedhje sapo të krijohet qeveria teknike dhe të përcaktohet qartë mandati dhe funksionet e saj.

Të fundit