Flash News

KRYESORE

Trump i dërgon Senatit 7 emra ambasadorësh; Shqipëria pret radhën

Trump i dërgon Senatit 7 emra ambasadorësh; Shqipëria pret

Presidenti Amerikan Donald Trump i ka dërguar Senatit 7 emra ambasadorësh, ndër to dhe emrin e Donald Lu, i cili do të largohet në korrik të këtij viti nga Shqipëria.

Burime nga Washington bënë me dije për Politiko.al ditën e sotme se Shtëpia e Bardhë ka dërguar emrin e Donald Lu për miratim në Senat si ambasador i SHBA në Kirgiztan.

Por edhe në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë janë publikuar emrat e 7 ambasadorëve, dërguar Senatit.

NOMINIMET E DËRGUARA NË SENAT:

Christopher Fall, Virginia, pritet të emërohet Drejtor i Zyrës së Shkencave, Departamenti i Energjisë.

Ronald Gidwitz, i Illinois, pritet të emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mbretërinë e Belgjikës.

Donald Lu, nga Kalifornia, Anëtar i Karrierës së Shërbimit të Lartë të Jashtëm, pritet të emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kirgistanit.

Ronald Mortensen, nga Utah, pritet të marrë postin e Ndihmës Sekretarit të Shteti.

Denise Natali, nga New Jersey, pritet të marrë postin e Ndihmës Sekretares së Shtetit, zëvendëson David Malcolm Robinson, i cili dha dorëheqjen.

Alaina B. Teplitz, nga Kolorado, një anëtare e Karrierës se Shërbimit të Jashtëm, pritet të marrë postin e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën Socialiste Demokratike të Sri Lankës dhe për të shërbyer njëkohësisht dhe si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maldivit.

Christine J. Toretti, nga Pensilvania, do të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maltës. /Politiko.al/

 

Të fundit