Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
U largua nga Vizion Plus pas emërimit të Sokol Ballës, Rudina Xhunga kthehet sërish në Top Channel?
Prej muajsh, gazetarja e njohur Rudina Xhunga nuk ka qenë pjesë e ekraneve televizive, që pas largimit të saj nga ‘Vizion Plus’.
Mirëpo, gjatë kësaj kohe u përfol se Xhunga mund të vendosej me një emision të saj në tv Klan, por duket se gjithçka ka qenë në kuadrin e thashethemeve.
Rudina Xhunga me shumë gjasë do të rikthehet në “shtëpinë e saj”, në Top Channel, televizioni ku kontribuoi për 13 vite resht.
Lajmi është bërë i ditur me burime të Top Channel nga revista “Bordo”.
Revista shkruan se një “dritare” e re bashkëpunimi duket se është çelur tashmë mes saj dhe drejtuesit aktual të TCH, Ben Blushi, misioni i të cilit është të ringrejë me çdo kusht nivelin dhe audiencën e ekranit, dikur më të parë të shqiptarëve.
Burime nga ‘Top Channel’ zbulojnë për ‘Bordo’ se Rudina Xhunga në shtator rikthehet në Top Channel. Me gjasë ajo do të zëvendësojë emisionin “Të paekspozuarit”, që u shfaq së fundi në këtë ekran nga gazetari Ylli Rakipi.
Lëvizja e fundit e Xhungës ka qenë largimi nga “Vizion Plus” ku prej 2 vitesh drejtoi emisionin “Dritare” duke qenë dhe autorja e tij, por le ta themi që për hir të së vërtetës nuk mori audicionën e duhur.