Flash News

KRYESORE

Veliaj flet nga Prizreni: Çfarë trashëgimie kulturore është Teatri me minj dhe me shu***?

Veliaj flet nga Prizreni: Çfarë trashëgimie kulturore

Erion Veliaj duket se ka një qëndrim krejt tjetër nga ai që ka shfaqur në Tiranë, sa i takon çështjes së teatrit Kombëtar.

Kryebashkiaku ishte në forumin Hacking Urban Space, ku Veliaj ishte i ftuar se bashku me tre kryetare të komunave të Kosovës (Pejë, Prishtine dhe Prizren) ku ka folur edhe për çështjen e Teatrit.

Duke folur për trashëgiminë kulturore, kryebashkiaku ka thënë ndër të tjerash se ‘çfarë trashëgimie kulturore ku kalojnë minjtë, me azbest dhe me shurrë’.

Kjo deklaratë e Erion Veliaj vjen vetëm pak ditë pas dëgjesës që ai zhvilloi me artistët ku foli pikërisht për Teatrin Kombëtar. Gjatë konferencës në Prizren ai ka deklaruar gjithashtu se u ‘desh ardhja e tij në krye të Tiranës, që sheshi ‘Skënderbej’ të përfundonte 104 vjet pas shpalljes së pavarësisë’.

Të fundit