Flash News

KRYESORE

Video/ Monika Kryemadhi feston ditëlindjen, poezi, tortë me çizme dhe valle Kukësi në 12.00 të natës

Video/ Monika Kryemadhi feston ditëlindjen, poezi, tortë me

Ditëlindja e Monika Kryemadhit, kryetares së LSI ka nisur që në orën 12.00 të natës së mbrëmshme. LRI e surprizoi me një festë në mesnatë, ndërsa bie në sy gjetja e të rinjve për dedikimin e veçantë që kishin zgjedhur mbi tortën e ditëlindjes.

Siç duket edhe nga foto, veç mbishkrimit, torta mban edhe një çizme, në shenjë simbolike. Kujtojmë se Kryemadhi gjuajti në drejtim të karrigeve qeveritare ditën kur u zgjidh kryeprokurorja Arta Marku në formë proteste në parlament në dhjetor të 2017-ës.

Po ashtu, mbi tortë ka edhe një dedikim special:

Disa me çizme shtypin,

Disa me çizme motivojnë,

Disa shkelin të pamundurin,

Disa të tjerë shpresë përçojnë.

E keqja çizmen e dhunës përdor,

Por çizmja e revoltës të keqen e mund,

Është zemra e Monës që na motivon,

Me dashuri dhe besim, një uragan pafund!

Guxo, lufto, fito Mona

Të fundit