Flash News

KRYESORE

Video/ Trump kërkon ndryshimin e traktateve të NATO-s: S’ mund të hyjmë në luftë për shkak të Shqipërisë dhe Malit të Zi

Video/ Trump kërkon ndryshimin e traktateve të NATO-s: S’ mund

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump insiston se NATO duhet të ndryshojë stukturën e financimit të saj, pasi kur vjen fjala për shpenzimet, Uashingtoni mban peshën më të madhe. Nga ana tjetër, ai thekson se vendeve europiane nuk u vjen mirë kur Shtetet e Bashkuara heqin dorë nga marrëveshja për tregtinë e lirë, të cilën e konsideron të disfavorshme për Uashingtonin.

Në një intervistë për ‘Fox News’, shefi i Shtëpisë së Bardhë i konsideroi të padrejta edhe traktatet, në veçanti nenin 5 të Traktatit të Aleancës, që detyron përfshirjen e të gjithë anëtarëve të aleancës, në rast se njëri prej pjesëtarëve sulmohet.

Trump është pyetur se pse amerikanët duhet të mbrojnë vende si Mali i Zi dhe Shqipëria, siç e kërkon rregullorja e NATO-s, ndërsa përgjigja e tij ka qenë se kështu e thotë rregullojra e aleancës, pavarësisht se vetë nuk është dakord.

“Janë njerëz shumë të fortë, janë njerëz shumë agresiv [i referohet shqiptarëve dhe malazezve]. Mund të nxehen dhe urime, jemi në Luftën e Tretë Botërore”, është shprehur mes të tjerash kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Të qenit pjesë e NATO-s detyron të gjithë anëtarët të mbrojnë çdo pjesëtar tjetër nga sulmet. Për shembull, nëse sulmohet Mali i Zi që u anëtarësua vitin e kaluar, pse im bir duhet të shkojë në mbrojtje të këtij vendi?

Trump: Po thoni atë që thashë unë, Mali i Zi është një vend i vogël me njerëz shumë të fortë.

Gazetari: Nuk jam kundër Malit të Zi, apo Shqipërisë.

Trump: Gjithsesi…  janë shumë të fortë, agresiv. Mund të nxehen dhe urime, jemi në Luftën e Tretë Botërore. E kuptoj, por kështu janë gjërat. Mos harroni se unë kam vetëm 1 vit e gjysmë këtu, rimora këtë bisedë pak ditë më parë kur ju thashë: Ju duhet të paguani. Ju duhet të paguani.

Deklaratën e Trump për Shqipërine e gjeni duke filluar nga minuta 5-05:

https://www.youtube.com/watch?v=MB8etvUSag0

Të fundit