Flash News

KRYESORE

Vrasja në ish-Bllok, Erion Kristo: Fatmir Xhafajt duhet t’i shpjegohet se çfarë është dorëheqja

Vrasja në ish-Bllok, Erion Kristo: Fatmir Xhafajt duhet t’i

Gazetari Erion Kristo thotë se ngjarja e rëndë që ndodhi dje në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë, tregon paaftësinë dhe kriminalizimin e policisë. Kristo thekson se kriminelët dhe personat e shpallur në kërkim hanë e pinë në mes të bllokut, aty ku hanë e pinë edhe politikanët.

Sipas gazetarit, “lufta” e djeshme në ish-Bllok ishte një përshëndetje e zjarrtë për Ministerialin e Ministrave të Brendshëm që u organizua sot në Tiranë.

“Ishalla del ndonjë nga ata ministrat qe t’i shpjegojë këtij ministrit tonë se çfarë është dorëheqja”, shkruan ndër të tjera Kristo.

Reagimi i plotë i Erion Kristos:

Ja pra, u zbulua paaftësia e policisë: edhe armët, edhe kriminelët, edhe të kërkuarit hanë e pinë në mes të bllokut, aty ku hanë e pinë politikanët. Dhe duan vetting pastaj. Lufta e djeshme në bllok ishte një përshëndetje e zjarrtë për Ministerialin e Ministrave të Brendshëm që bëhet sot. Ishalla del ndonjë nga ata ministrat që t’i shpjegoje këtij ministrit tonë se çfarë është dorëheqja. Polici më të kriminalizuar nuk ka pasur kurrë. Por këta janë dhe të paaftë. Janë të aftë vetëm për të rrahur fëmijët dhe për propagandë.

Pronari i lokalit i kërkoi Elvana Gjatës të largohet, por ajo u kthye për herë të dytë

Detaje nga krimi në ish-Bllok, komando që vrau Fabiol Gaxhajn është kushëriri i Elvana Gjatës

Të fundit