Flash News

KRYESORE

Izraeliti në Prokurori: Pajisjen e solla për Tom Doshin, mendon se përgjohet nga dikush

Izraeliti në Prokurori: Pajisjen e solla për Tom Doshin, mendon se

Burime nga Prokuroria i thanë Politiko.al se izraeliti Yoram Frig ka treguar se për llogari të kujt ka ardhur në Shqipëri dhe se cfarë do të bënte gjatë qëndrimit. Bëhet fjalë për politikanin dhe biznesmenin Tom Doshi, i cili dyshon se mjediset e punës, por edhe makina e tij, ishin vënë në përgjim. Frig ka thënë se nuk është hera e parë që vjen në Shqipëri. Ai ka një agjensi private investigimi dhe ka treguar se ka qenë në Tiranë edhe dy herë më parë, në vitet  2014 dhe 2015. Izraeliti ka siguruar prokurorët se pajisja nuk është aparat përgjimi, por një kompjuter që detekton aparatët përgjues. Të njëtat burime thonë se për të verifikuar thëniet e izraelitit do të thirret në Prokurori edhe deputeti Doshi.

Tom Doshi, një emër i njohur i biznesit dhe më vonë politikës, u bë personi më i përfolur dhe më i debatuar para dy vitesh, kur ai bëri publik përpjekjen, sipas tij të kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, për t'i bërë atentat. Ai përmendi Durim Bamin si të ngarkuarin me atentatin ndaj tij. Nuk dihet ende nëse frika e ndonjë përgjimi të mundshëm përfshin të njëjtët aktorë të cilët deputeti i tregoi me gisht si porositës të eleminimit të tij.

Të fundit