Flash News

E-TJERA

Deri më tani anonime, socialistët e Kavajës nisin fushatën për Silvana Dajën

Deri më tani anonime, socialistët e Kavajës nisin fushatën

Ndonëse janë gjashtë persona që përfliten si kandidatë të mundshëm të PS-së për zgjedhjet e parakohshme në Kavajë, që në krye të herës favorite ka qenë dhe mbetet Silvana Daja, gruaja e ish-kryetarit të PS në këtë qytet Gentjan Daja.

Pothuajse asnjë informacion nuk ka për Silvana Dajën, për angazhimin e saj politik apo postet drejtuese që mund të ketë mbajtur, megjithatë, socialistët e Kavajës kanë nisur tashmë fushatën në mbështetje të saj.

Është kryetarja e FRESSH e këtij qyteti, Megi Katroshi që ka publikuar foton me kandidaten jo-zyrtare për bashkinë.

“E përgjegjshme. E përkushtuar. Familjare. Silva për Kavajën”, shkruan Katroshi, e cila është gjithashtu një ndër emrat e përfolur për të qenë kandidate.

Gjithsesi, zyrtarizimi i kandidaturës së PS pritet të marrë ende kohë për deri sa opozita të mbajë një qëndrim përfundimtar nëse do të hyjë në zgjedhjet e parakohshme në Kavajë, apo do i qëndrojë vendimit se zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk mund të ketë më në Shqipëri.

Qytetarët kavajas do të votojnë më 7 maj në zgjedhjet e parakohshme pas shkarkimit të Elvis Rroshit nga posti i kryebashkiakut, si rezultat i ligjit të dekriminalizimit.

Të fundit