Flash News

E-TJERA

Procedohet penalisht kryetari i PD-Lushnje, ofendime ndaj policit: O fundërrinë, o plehrë e drogës (Video)

Policia ka nisur procedim penal ndaj kreut të Partisë Demokratike për Lushnjen, Myslim Murrizi, pas përplasjes së këtij të fundit me një punonjës të policisë rrugore.

Murrizi është ndaluar nga polici pasi është konstatuar duke drejtuar makinën pa rrip sigurimi. Kërkesës së policit për t’i dhënë dokumentat e nevojshme, Murrizi i është kundërpërgjigjur me një lumë të sharash dhe ofendime.

“O plehrë i drogës, o fundërrinë, bastard me kapele”, kreu i PD Lushnje shpërthen ndaj oficerit të policisë.

Por sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo situatë, vetë Murrizi ka publikuar videon skandaloze duke lëshuar sërish të shara nga policisë.

Të fundit