Flash News

KRYESORE

“7 i marrim në Tiranë, 4 në Durrës… Gjithsej 34 deputetë”, Meta bën llogaritë e 25 qershorit përpara gazetarëve

“7 i marrim në Tiranë, 4 në Durrës… Gjithsej 34

Ish-kreu i LSI, Ilir Meta beson se kjo parti politike mund të marrë më shumë se 34 mandate në zgjedhjet e 25 qershorit, duke realizuar dëshirën për të qenë forcë e parë politike në Shqipëri.

Gjatë një konference me gazetarët, Meta theksoi se bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të 2015-ës, LSI mund të arrijë mbi 34 mandate në Kuvend, plus 18 që ka aktualisht dhe nëse shihet rritja që në nga 2013-ta atëherë nuk ka dyshime se ajo do të jetë forcë e parë.

“Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të 2015-ës, LSI merr 34 mandate në të gjithë Shqipërinë. Shtatë deputetë në Tiranë, 4 në Durrës, 4 në Elbasan, 4 në Fier, 3 në Korçë dhe shumë të tjera në të gjithë Shqipërinë”, deklaroi Meta.

Sa i përket deklaratave të zyrtarëve të PS, se LSI është favorizuar nga koalicioni, Meta tha se “LSI ka votat e veta dhe nuk është e vërtetë që ka përfituar nga PS”.

Meta i sheh bashkë Ramën dhe Bashën: Nuk ishin të sforcuar, janë kryetarë të dy partive demokratike

Të fundit