Flash News

KRYESORE

Bëri thirrje për vrasje të Romana Vlahutin, arrestohet gazetari Kastriot Myftaraj. Ja sa mund të dënohet

Bëri thirrje për vrasje të Romana Vlahutin, arrestohet gazetari

Pas shkrimit kundër ambasadores së Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, gazetari Kastriot Myftaraj është shoqëruar në Komisariatin Nr.1.

Burime për “BalkanËeb” bëjjnë me dije se Myftaraj është arrestuar me akuzën për “Thirrje publike për veprime të dhunshme” të parashikuar nga neni 223 i kodit penal.

Ky nen parashikon që ‘Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet’.

Mësohet se Myftaraj do qëndrojë në paraburgim deri në vendimin e gjykatës për masën e sigurisë ku do të vendoset nëse do të hetohet i lirë apo në burg.

Gazetari publikoi një ditë më parë një shkrim në faqen e tij në “Facebook” se znj.Vlahutin është pjesë e tezës për Jugosllavinë e Re dhe ndër të tjera thoshte se “çdo shqiptar që do atdheun e vet mund ta vrasë Romanën dhe ky do të ishte një akt antiterrorist, jo terrorist”.

Neni 223

 Thirrjet publike për veprime të dhunshme

Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Të fundit