Flash News

KRYESORE

“Kryengritja në PD”/ Topalli: Gati të luftoj kundër Ramës, Bashës dhe Metës. Imami: Nuk jemi konsultuar me Berishën

“Kryengritja në PD”/ Topalli: Gati të luftoj kundër

Pasi kërkuan shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar të PD-së, Jozefina Topalli dhe Arben Imami kanë bërë disa deklarata të tjera të forta.

Ish-kryetarja e Kuvendit është shprehur e gatshme të luftoj kundër Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilir Metës, për shpëtuar vendin nga loja e tyre.

Jam këtu për të luftuar kundër Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilir Metës. Nuk mund të kapet vendi nga tre veta që bëjnë lojë me njëri-tjetrin. Që në ditën e parë kur ka zbritur nga avionic unë nuk e kam mbështetur asnjë ditë Lulzim Bashën. Kam diferenca të mëdha me të”, u shpreh Topalli.

Ndërkohë, i pyetur nga gazetarët, ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami deklaroi se për këtë inisiativë nuk ishin konsultuar me Sali Berishën.

Pyetjes nëse do e ftojnë Majlinda Bregun të bëhet pjesë e kësaj lëvizje kundër Bashës, Topalli dhe Imami theksuan se “çdo koleg, ish-koleg dhe demokrat që ndihen të zhgënjyer” duhet t’u bashkohen atyre.

Kërkohet shkarkimi i Lulzim Bashës, Topalli dhe Imami në konferencë urgjente: Të mblidhen forumet, lista e PD është humbëse

Të fundit