Flash News

KRYESORE

Kush janë katër super-pronarët e mediave që sulmohen nga Basha, pasuria dhe pushteti që kanë

Kush janë katër super-pronarët e mediave që sulmohen nga

Kreu i opozitës Lulzim Basha nga çadra e vendosur në bulevardin kryesor të Tiranës ka lëshuar shpesh herë kritika ndaj mediave kryesore në vend, ndërsa sot u bëri thirrje qytetarëve t’i bojkotojnë. Basha e ka drejtuar gishtin ndaj pronarëve të këtyre mediave dhe jo ndaj gazetarëve, për të cilët shprehet se janë robër të punëdhënesve dhe qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

“Oligarkë që ushqehen me kockat e Edi Ramës”, i quan Basha këta biznesmenë, të cilët përveç sektorit të medias, janë gjithashtu shumë të fuqishëm edhe në sektorin e ndërtimit.

Sulmet e kryedemokratit janë përqëndruar kryesisht ndaj drejtuesve të televizioneve Top Channel, Tv Klan, Vizion Plus, News 24 dhe ndaj gazetës “Panorama”.

E vërteta është se këto media janë kryesisht në pronësi të një personi të vetëm dhe jo të ndara në disa aksionerë apo grupe të caktuara, duke përqëndruar pushtet të jashtëzakonshëm në duart e një njeriu.

Top Channel është në pronësi të Vjollca Hoxhës, Tv Klan në pronësi të Aleksandër Frangaj, Vizion Plus zotërohet nga Artan Dulaku dhe News 24 me Panoramën nga Irfan Hysenbelliu.

Të katërt këta biznesmenë janë ndër më të pasurit në Shqipëri. Sipas raportit të Fondacionit për Liri Ekonomike, i publikuar në vitin 2016-të, personat e sipërpërmendur janë pjesë e 20 njerëzve më të pasur në vend.

Artan Dulaku pozicionet më lartë prej tyre, në vendin e gjashtë, i ndjekur nga Vjollca Hoxha në vendin e tetë, më pas vjen Irfan Hysenbelliu i renditur i dhjeti dhe Aleksandër Frangaj që pozicionohet i 19-ti në listë.

Sipas Bashës, këta binzesmenë janë kthyer në “vegla të Edi Ramës” duke keqpërdorur një pushtet të rëndësishëm në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Ai i akuzon ata për korrupsion me paratë e qytetarëve, ndërsa ka paralajmëruar pavarësinë e medias me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike.

Të fundit