Flash News

KRYESORE

Polemikat/ Finalisti për çmimin “Kadare” sulmon organizatorët dhe fituesit: Libra rëndshëm të dështuar

Polemikat/ Finalisti për çmimin “Kadare” sulmon

Musa Ramadani është shpallur fitues i  çmimit “Kadare” për vitin 2017-të me romanin “Profeti nga Praga”. Megjithatë, ky vlerësim për autorin nga Kosova nuk ka kaluar pa polemika.

Shkrimtari Virion Graçi ka sulmuar organizatorët dhe fituesit e mëparshëm të çmimit, duke i konsideruar librat e tyre si të dështuar. Graçi ishte këtë vit finalist me romanin “800 hapa larg Venerës”, ndërsa në 2015-ën dhe 2016-ën janë shpallur fitues Rudolf Marku dhe Shkëlqim Çela.

“Tre vjet çmimi Kadare. Dy librat fitues të këtij çmimi në dy vitet e mëparshme janë të dy libra të dështuar rëndshëm, të dështuar në treg, të dështuar në opinionin kulturor- letrar në Shqipëri e në Kosovë. (I pari libër fitues u sulmua ndyrë në vetë entin e tij botues, Mapo, vetëm një javë pas ceremonisë kremtuese dhe.. botimit.) Të shohim e dëgjojmë çfarë ka gatuar i treti, mjeshtri i këtij viti për mjeshtrat e tij sponsorizues”, shprehet Graçi.

Të fundit