Flash News

KRYESORE

Rama harron që nuk është në zyrën e tij, i merr kompetencat Nishanit në Presidencë dhe jep urdhra

Rama harron që nuk është në zyrën e tij, i merr

Që kryeministri Edi Rama nuk arrin ta bëjë siç duhet dallimin mes pushteteve dhe institucioneve të vendit, kjo është vërtetuar disa herë, megjithatë ai sërish kërkon të jetë zot kudo dhe të marrë të gjitha kompetencat për vete.

Kështu ka bërë edhe këtë mëngjes, kur ndodhej i ulur në Presidencë, institucion që drejtohet nga Bujar Nishani.

Rama është bezdisur shumë shpejt nga kamerat dhe aparatët që filmonin dhe fotografonin atë dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha, të vendosur përballë njëri-tjetrit. Ndonëse në tavolinë ishte edhe “i zoti shtëpisë”, Bujar Nishani, dhe shumë këshilltarë dhe drejtues të Presidencës, Rama ka marrë sërish rolin e protagonistit duke urdhëruar operatorët të ndalnin filmimet dhe të dilnin jashtë zyrës.

“Mjaft me kaq”, mësohet të ketë thënë Rama, duke kërkuar daljen e kamerave jashtë.

Të fundit