Flash News

KRYESORE

Standardi i dyfishtë i televizioneve informative, hapësirë pafund për deputetët e PS por nuk gjejnë kohë për ata të PD

Partia Socialiste është duke zhvilluar sot Kongresin Elektoral dhe televizionet informative i kanë vendosur në dispozicion të gjithë hapësirën e tyre.

Televizionet kryesore kanë transmetuar nga fillimi në fund fjalimet e deputetëve dhe ministrave të PS-së, diçka që mund të konsiderohet ‘tabu’ për deputetët e Partisë Demokratike.

Mjafton të kemi parasysh mbledhjet e grupit parlamentar të PD-së çdo të enjte në çadër, ku deputetët mbajnë fjalimet e tyre. Të njëjtat televizione mjaftohen me transmetimin e fjalës së kreut të grupit, Edi Paloka dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, duke bojkotuar deputetët e tjerë, ndonëse kanë të njëjtin funksion si kolegët socialistë dhe nesër ata do të jenë ministrat e qeverisë së re.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha i ka akuzuar disa herë mediat kryesore në vend si të kapura nga kryeministri Edi Rama, të cilat financohen në mënyrë korruptive me paratë e qytetarëve shqiptarë. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që t'i bojkotojnë këto media.

Të fundit