Flash News

KRYESORE

Topalli, Bregu, Bode, Imami, Patozi + 20 të tjerë; emrat e deputetëve demokratë të përjashtuar nga Basha

Topalli, Bregu, Bode, Imami, Patozi + 20 të tjerë; emrat e

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hartuar një listë plotë surpriza për zgjedhjet e 25 qershorit.

E publikuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, më shumë se emrat e rinj, ajo që ka tërhequr vëmendjen maksimale është përjashtimi i disa prej deputetëve aktualë dhe figurave qëndrore të partisë, që nën drejtimin e Bashës po hyn në një fazë të re.

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, figurë e spikatur e demokratëve ka mbetur jashtë listës, po ashtu ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, kundërshtare e fuqishme e Bashës.

Ish-ministrat e Financave dhe të Mbrojtjes, Ridvan Bode dhe Arben Imami, të vjetër në politik po aq sa PD-ja, nuk do të rikandidojnë në zgjedhjet e 2017-ës. Të njëjtin vendim Basha ka marrë edhe për Eduard Selamin, Myqerem Tafajn, Kastriot Islamin, Albina Dedën dhe Liljana Elmazin.

Emrat e të përjashtuarve:

Jozefina Topalli

Majlinda Bregu

Eduard Selami

Ridvan Bode

Astrit Patozi

Arben Imami

Keltis Kruja

Asllan Dogjani

Kastriot Islami

Myqerem Tafaj

Bedri Hoxha

Roland Keta

Igli Cara

Kosma Dashi

Bedri Mihaj

Arbiola Halimi

Genc Ruli (nuk kandidoi vetë)

Eleina Qirici

Gjergji Papa

Mimoza Hajdarmataj

Albina Deda

Gjovalin Bzhetaj

Irma  Kopliku

Liljana Elmazi Billa

Mhill Fufi (u largua nga PD)

Të fundit