Flash News

KRYESORE

Lindita Nikolla i merr një “qëndrestar” PD-së, djali me PS-në që babai të hyjë në punë

Ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka dëshmuar dhunën dhe padrejtësitë me të cilat përballen qytetarët e këtij vendi. Ajo ka publikuar krenare në profilin e saj disa foto që tregojnë se si një militant i PD-së është bashkuar me PS-në pasi ka siguruar një vend pune.

Nikolla ka publikuar foton e një burri të quajtur Fran, i cili nga çadra e PD-së pozonte me dy gishta lart në krah të deputetes Albina Deda dhe bashkëshortes së kreut të opozitës, Lulzim Basha, ndërsa sot shfaqet së bashku me djalin e tij në krah të ish-ministres Nikolla. Ajo njofton se Frani ka gjetur punë dhe djali i është bashkuar socialistëve.

“Në Reps prap... Çadra u mbyll, Frani shkoi në punë falë portalit, djali i tij i bashkohet PS”, shkruan Nikolla.

Por pyetja që lind është: Përse Nikolla i gjeti Franit punë në kohë fushate dhe jo më parë, si dhe a është detyruar djali i Franit të bëhet pjesë e PS në mënyrë që babai të hyjë në punë?

Të fundit