Flash News

KRYESORE

‘Lufta’ PS-LSI, Milva Ekonomi mori vendimin për shkarkimin e drejtorit të rëndësishëm të Ilir Metës

‘Lufta’ PS-LSI, Milva Ekonomi mori vendimin për shkarkimin e

Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi është shkarkuar sot nga detyra dhe siç deklaron ai vetë, lajmin e ka mësuar nga mediat. Vendimi për shkarkimin e Lazimit është marrë për shkak të përfshirjes në fushtën elektorale, por drejtori e mohon diçka të tillë dhe flet për hakmarrje politike.

Drejtoria e Postës është në varësi të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik që drejtohet nga Milva Ekonomi. Ka qenë Ekonomi që ka firmosur për shkarkimin e Lazimit, i cili ishte vendosur në atë pozicion si propozim i LSI-së.

Deri më tani shkarkimet e drejtorëve të institucioneve të ndryshme që kanë marrë pjesë në fushatë ishte bërë nga ministrat teknikë, dhe është hera e parë që një ministër politik i Ramës merr këtë vendim për drejtorët e LSI.

Të fundit