Flash News

KRYESORE

Sondazhi i IPR/ PD rritet me 2% në Fier, por PS është shumë larg

IPR Marketing dhe Ora News kanë publikuar sot rezultatet e sondazhit të dytë për zgjedhjet e 25 qershorit.

Sa i përket qarkut të Fierit, sipas këtij sondazhi, socialistët janë forcuar me 10% të votave. Nëse qytetarët fierakë do të votonin sot, PS do të merrte 54.7% të votave ose 9-10 mandate deputetësh.

Partia Demokratike do të merrte vetëm 24.7%, me një rritje 2%, ose 4-5 mandate. Në 2013 demokratët kishin marrë 22.9%.

LSI ka marrë vetëm 9.6% të votave ose 1-2 mandate. Në 2013 mori 9.7% të votave.

LIBRA e Blushit ka marrë 3.6% të votave ose 0-1 mandat.

PDIU 3% të votave ose 0-1 mandate. Kjo parti ka një rënie krahasuar me 2013 ku kishte marrë 4.5% të votave.

Rënie ka shënuar edhe PR që merr vetëm 1% të votave nga 1.9% në 2013, por nuk kalon pragun elektoral bashkë me partitë e tjera të vogla, të cilat nuk marrin asnjë mandat deputeti.

Të fundit