Flash News

KRYESORE

Xhafajt i dridhet zëri teksa flet për gazetarët: Isha në një mëngjes të këndshëm me mbesën time

Xhafajt i dridhet zëri teksa flet për gazetarët: Isha në

Fatmir Xhafaj ka mbërritur disa minuta më parë në Ministrinë e Brendshme ku e prisnin një numër i madh gazetarësh. Interesi ishte i lartë për të mësuar diçka më shumë për dorëheqjen e Xhafajt, por ish-ministri nuk ka dhënë detaje.

Dukshëm i emonocionuar me zërin që i dridhej, Xhafaj tha se mëngjesin e kishte kaluar me familjen dhe mbesën e tij të vogël, ndërkohë që u shpreh i lumtur që takohej me gazetarët, të cilët i falenderoi për bashkëpunimin.

“Jam pak me vonesë pas një mëngjesi shumë të këndshëm me bashkëshorten dhe familjen time, sigurisht edhe me mbesën. Të dytët që  takoj jeni ju (gazetarët) dhe jam shumë i lumtur që ju takoj sepse kemi bashkëpunuar mirë, shumë mirë. U jam mirënjohës për gjithë mbështetjen dhe për çfarë kemi bërë së bashku”, u shpreh Xhafaj.

Pavarësisht insistimit të gazetarëve, Fatmir Xhafaj nuk tregoi për arsyet e largimit si ministër i Brendshëm. Ai do të zëvendësohet në këtë detyrë nga Sandër Lleshi, ish-këshilltar i Edi Ramës për çështjet e sigurisë.

Reagon Fatmir Xhafaj: Dorëheqja si ministër i Brendshëm, me vullnetin tim

Jep njoftimin për dorëheqjen e ministrit, më pas Rama largohet nga Tirana

Të fundit