Flash News

KRYESORE

Zbulohet cili diplomat i huaj kërkoi blerjen e aleatëve të Bashës, oferta iu bë 3 partive

Zbulohet cili diplomat i huaj kërkoi blerjen e aleatëve të

Është zbuluar emri i diplomatit të huaj, i denoncuar nga kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, se kishte kërkuar hyrjen e aleatëve të Lulzim Bashës në zgjedhjet e 18 qershorit, pa pjesëmarrjen e Partisë Demokratike.

Sipas Syri.net, është shef i Divizionit për Ballkanin Perëndimor, Eduard Auer, ai që u ka kërkuar Vangjel Dules, Fatmir Mediut dhe Dashamir Shehit hyrjen në zgjedhje edhe nëse PD vendoste të bojkotonte.

Megjithatë, përgjigjja e aleatëve të Bashës ka qenë e prerë, duke refuzuar kërkesën e Auer. Ky është një rast i paprecedent ku diplomatë të huaj angazhohen kundër kërkesave të opozitës së një vendi tjetër, në mbështetje të hapur ndaj qeverisë.

Eduard Auer  zhvilloi më 6 prill një vizitë në Tiranë, ku është takuar edhe me ministren e Integrimit, Klajda Gjosha, ndërsa shoqërohej nga ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin.

Të fundit