Flash News

KRYESORE

Zv/sekretarja e NATO-s kundërshton nga Tirana ushtrinë e Kosovës, Bushati hesht në konferencë

Zv/sekretarja e NATO-s kundërshton nga Tirana ushtrinë e Kosovës,

Zv/Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, nga ku kundërshtoi hapur themelimin e ushtrisë së Kosovës. Në konferencën e përbashkët me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, Gottemoeller ripërsëriti qëndrimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, se NATO do të rishikojë angazhimin në Kosovë nëse themelohet ushtria.

“Sot, ne diskutuam FSK-në dhe planin për ta transformuar në ushtri. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi në bashkëbisedimin me kryeministrin Haradinaj se e konsideron këtë veprimtari jo në kohën e përshtatshme dhe mund të ketë pasoja për integrimin euro-antlanik të Kosovës. Ai theksoi se nëse do të evoluonte mandati i Forcave të Sigurisë, atëherë NATO do të rishikojë angazhimin me forcën e sigurisë në Kosovë”, u shpreh Gottemoeller.

Pavarësisht këtij qëndrimi, ministri Bushati nuk bëri asnjë deklaratë për të dalë në krah të Prishtinës.

Edhe pse NATO dhe Bashkimi Evropian u shprehën kundër krijimit të ushtrisë, Parlamenti i Kosovës votoi sot në favor të shndërrimit të Forcave të Sigurisë në Forca të Armatosura.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta përshëndeti vendimin e Prishtinës, ndërsa kryeministri Edi Rama u mjaftua me publikimin e fotos së presidentit Hashim Thaçit, mbi të cilën shkruante: “Urime”. Vendimi u përshëndet edhe nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Reagon edhe MEPJ: Krijimi i ushtrisë, e drejtë legjitime e Kosovës

Të fundit