Flash News
Stuhia godet edhe Shqipërinë, era e fortë boshatis Lungomaren në Vlorë
Sekuestrohen 770 kg k*kainë në Itali, shumica e paketimeve me flamur serb
“Rama ik”, protestuesit mblidhen sërish në Tiranë pas 52 ditësh qëndresë
Zjarr pranë banesave në Elbasan, shpërthime gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve
Gjykata e Lartë publikon listën e kandidatëve për KLGJ, 7 gjyqtarë në garë për 3 vende
Artan Fuga: Kënaqem që bota mendjemadhe, tyryfyle, prepotente, idiote ra në gjunjë
Një ‘sekret’. Artan Fuga nuk ‘u lodh’ shumë për këto përgjigje. I janë dashur nja ndoca minuta për të m’i kthyer: I shkroi në whatsapp teksa komunikonim, dhe po aty m’i dërgoi (one tool fits all). Ka një shpejtësi te to, siç ka edhe dritë që ka fuguar nga libri në libër, nga mejtimi në mejtim, për t’u bërë sintezë në ato fjali të kësaj mini-interviste.
Shtërzimi, jo shpejtësia, do të kishte qenë i tepërt.
Anëtar i Akademisë së Shkencave, Fuga ka fituar shumë pikë kur u zhvendos si outsider duke kritikuar shumë prej mentaliteteve dhe aktiviteteve të kësaj ngrehine (të supozuar) të dijes në Shqipëri.
Akademinë e vet Fuga e ka zhvendosur në web, në faqen e tij në Facebook, në leksionet online që u mban studentëve, në librat që shkruan dhe në analizat/komentet që bën në shtyp, në televizione, në shpejtësinë me të cilën është i pranishëm në hapësirën publike. Ai është intelektuali publik me të cilin nuk mund të jesh dakord në gjithçka, por praninë dhe nevojën e zërit, që edhe nëse imbalancon disa prej nesh, balancon mendimin kritik dhe demokratik, duhet t’ia duartrokasim.
a.l
Çfarë imagjinoje (të vinte në mend) kur dëgjoje fjalën ‘karantinë’ para se ti (dhe bota) të përballeshme me Covid-19?
Artan Fuga: Unë e njihja këtë fjalë. Brezi im e ka njohur. Dikur, në rininë time, më ka qëlluar të shkoja te kushurinj që banonin në fshatra. Ndodhte që kishte epidemi në gjedhe nëpër Shqipëri dhe, në fshat, para se të hyje të detyronin të fusje shojet e këpuceve a sandaleve në ca si govata me ujë ku kishin tretur lëndë dizinfektuese, si biçim gurkali. Mos harrojmë që brezi ynë gëlltiste kininë e medikamente të tjera në shkollë kundër malarjes, bënim lloj-lloj vaksinash, që na çponin. Kundër tuberkulozit, a ku e di tjetër. Edhe ndodhi epidemia e skarlatinës aty nga vitet ‘60, ku ende fëmije n'a mbyllnin brenda. Madje, një herë, kur isha nja 4 vjeç, ra botkini dhe na mbyllën në kopësht e nuk na linim të dilnim. Kurse më pas, vitet e fundit, kur jam marrë me romanin filozofik ‘Murgu’, kam studjuar dokumenta si kantinonin në Mesjetë kundër kolerës, etj. Atje kam parë se si epidemia zhdukte gati gjithë popullsinë e zonave të tëra. Keëa tipat e konspiracionit kujtojnë se epidemitë janë tani. Nuk kanë memorje. Dhe për mua ‘Dekameroni’ i Bokacios më bënte të ndjeshëm. Në kushte karantine djemtë e qytetit gjenin rastin të shkonin të shërbenin te gratë e bukura, të cilave më parë nuk u afroheshin dot, tanimë i shërbenin trupave të tyre dhe shpesh vdisnin bashkë me to.
Cilat janë kufizimet më të mëdha që të ka sjellë karantina? A ka ndonjë plus?
Artan Fuga: Mbyllja nuk ka ndryshuar ndonjë gjë të madhe në jetën time sepse profesioni dhe tipi im e adhurojnë vetminë. Kur dëshiron të punosh në fushën e ideve kërkon, profesionalisht, një distancim social nga tjetri, nga vetja, nga miqtë, shoqëria, paragjykimet e tua, nga jeta banale. O e bën, o nuk e bën. Turma, kolektiviteti, bandat e miqve, zijafetet, ku di unë tjetër, profesionalisht i mban larg për higjienë personale profesionale. Do t'a dashurosh tjetrin intelektualisht. Eshtë tjetër dashuri. Ndryshimi? Kohë paraindustriale. Puna, familja, shoqëria të mblidhen në habitat. Nuk ka më dallim si në kohët moderne. Unë po ia thith nektarin kësaj situate të kthimit në periudhën paramoderne nga kjo pikëpamje. Budallalliqet simbolike të modernitetit, jaa pra, nuk qenkan simbolike.
Çfarë të ka bërë përshtypje gjatë kësaj kohe të përballjes me Covid-19: çfarë të ka bërë më pesimist apo optimist?
Artan Fuga: - Vështirë të dalloj optimizmin nga pesimizmi im. Dalloj të të tjerëve, por jo të mitë. Kënaqem që bota mendjemadhe, tyryfyle, prepotente, idiote ra në gjunjë. Ne po bëjmë mëkatin e dytë pas Evës dhe Adamit, ata nuk e dëgjuan Zotin. Ne? Ne kërkojmë të hiqemi se marrim pushtetin e Zotit. Sikur sundojmë hapësirën, klonojmë njeriun, manipulojmë genet. Virusi n'a tha: O idiotë të mjerë. Mos kujtoni se njeriu është i gjithëfuqishëm. Mburoja e teknologjisë ra, Prometheu u dorëzua, Herkuli, Akili, Hektori, ranë për një kohë. Njerëzimit, kishte nevojë dikush t'ja ulte kokën. Ja uli një faktor miniatural, i padukshëm, që ne e quajmë të keq, dhe e luftojmë duke u dorëzuar. Mbylluni në shtëpi, ju gjuan nga një faqe, mos bëni asgjë, rrini, kthejini tjetrën. Ca nuk e kuptojnë fuqinë e kësaj këshille të vjetër. Brilante.
Si ka shkuar koha gjatë karantinës: mund të përshkruash ditën tipike në izolim? Cilët filma dhe libra do të sugjeroje për karantinën?
Artan Fuga: - Fle deri vonë në mëngjes. Pastaj një orë ecje, pastaj pas mëngjezit dhe kafesë, në punë, leksionet online me studentët. Dreka. Pasdite një orë e gjysëm joga me séance në web. Kam një zysh’ kolumbiane. Ku ka kufij në web. Pastaj merrem me redaktim librash, kërkim shkencor. Hapur Facebookun gjithë ditën. Uauu, shkruan një tekst të shkurtër dhjetra mijë lexime. Adrenalinë. Ndjek informacionin shkencor mbi epideminë. Luftoj kundër sharlatanëve gjoja shkencorë që spekulojnë. Pastaj në ballkon, biçikletë apartamenti. Në darkë ndonjë film. Të këshilloj? Nuk di. Ka hypertekst, unë shoh një hyperfilm. Një copë këtu, një copë atje. Shoh skena jolineare, nuk shoh filma, shoh aktorë, jo regjisore. E në darkë kam filluar nga ndonjë gotë verë. Heq mendjen çakërqejf nga ky turp i madh, nga ky poshtërim i madh, pëgërje gjigande, nga kjo andrallë e zezë që na ka zënë, që na çoi në zgrip, n'a përdhosi gjithë heroizmin, humanitetin, solidaritetin, na ndëshkoi për herë të dytë mizorisht, meritueshëm ne, ademët dhe havatë e fandaksur të shekullit 21, që u mbyll shpejt.
©Politiko.al
https://politiko.al/rubens-shima-karantina-e-ktheu-injorancen-ne-dominancenje-befasi-e-keqe-nga-televizionet/
https://politiko.al/ardian-vehbiu-me-ka-trishtuar-fiaskoja-e-shendetesise-edhe-amerika-u-kap-me-breke-neper-kembe/
Intervista të tjera 'të Karantinës'
Të fundit
Stuhia godet edhe Shqipërinë, era e fortë boshatis Lungomaren në Vlorë
21 July 2026, 22:34
Sekuestrohen 770 kg k*kainë në Itali, shumica e paketimeve me flamur serb
21 July 2026, 21:46
Moti i keq në Kosovë, humb jetën një person, plagosen dy të tjerë
21 July 2026, 21:05
Protesta përballë “algoritmit” të Ramës, flasin zërat e angazhuar nga sheshi
21 July 2026, 19:39
“Rama ik”, protestuesit mblidhen sërish në Tiranë pas 52 ditësh qëndresë
21 July 2026, 19:12
Nga Amerika Latine në Kosovë/ Si trafikohen gratë për shërbime sek*uale?
21 July 2026, 18:23
Nico Williams ia dedikon Neymar trofeun e Kupës së Botës
21 July 2026, 18:05
Pas tre vitesh në Tiranë, Silvio Gonzato mbyll misionin në Shqipëri
21 July 2026, 17:41
Zjarr pranë banesave në Elbasan, shpërthime gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve
21 July 2026, 17:22
Blendi Gonxhja fyen protestuesit: Një tufë budallenjsh që gjuajnë me gurë
21 July 2026, 16:55
Krimineli kthehet në vendin e krimit!
21 July 2026, 15:54
Pse të gjithë duan një Ujor në jetën e tyre?
21 July 2026, 14:47
Shqiptarët në shesh për hallet, Gonxhja në hall për JLo-në
21 July 2026, 14:29
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt për afatet e paraburgimit
21 July 2026, 13:54
Atentati në Elbasan, dyshohet se objektivi ishte nipi i “Ot Kilës”
21 July 2026, 13:10
Vokshi: Deklaratat e eurodeputetit fundosin Ramën, SPAK të nisë hetimet
21 July 2026, 12:59
A gaboi ndonjëherë Ajnshtajni?
21 July 2026, 12:32
Ish-kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi paraqitet në GJKKO
21 July 2026, 12:14
Meta kundërshton Prokurorinë, kërkon hetim për punonjësit e paraburgimit 313
21 July 2026, 12:01
U transportua në spital pas zhytjes, humb jetën turistja 30-vjeçare në Vlorë
21 July 2026, 11:37
Nuk u paraqit në seancë, gjobitet avokati i Veliajt
21 July 2026, 11:12
Haxhiu vulos largimet e 7 prokurorëve serbë
21 July 2026, 10:53
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?
21 July 2026, 10:30
Dënohet me burgim të përjetshëm bosi i kartelit të “Sinaloas”
21 July 2026, 10:00
Korçë/ 66-vjeçari gjendet i pajetë brenda automjetit të djegur
21 July 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
21 July 2026, 08:50
Britania ngre alarmin: Shqiptarët po drejtojnë bandat nga qelitë
21 July 2026, 08:34
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
21 July 2026, 08:06
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
21 July 2026, 07:43
Pse pirja e alkoolit gjatë ditës ju bën të ndiheni më të dehur
20 July 2026, 22:58
Artan Hoxha jep detaje për plagosjen e 3 të rinjve në Elbasan
20 July 2026, 22:50
Cako: Do na ndryshojnë mendimet me valë, prisni një “sulm” të alienëve
20 July 2026, 22:31
Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, shpëtohet turistja 10-vjeçare
20 July 2026, 21:49
DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan, 3 të plagosur
20 July 2026, 21:26
Të shtëna me armë në një lokal në Elbasan, plagoset kamarieri
20 July 2026, 21:07
Zjarr masiv në një apartament në Greqi, evakuohen banorët
20 July 2026, 20:48
Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë
20 July 2026, 20:21
Eurodeputeti paralajmëron Ramën: BE po i ndjek paratë, do të ketë pasoja
20 July 2026, 19:41
Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve
20 July 2026, 19:27
I dënuar për drogë, arrestohet pas 14 vitesh shqiptari në Itali
20 July 2026, 19:02
Shqipëria e kërkonte për evazion fiskal, biznesmeni italian kapet në hotel
20 July 2026, 18:37
Ndotja e ajrit në nivele alarmante, shteti ‘mbyll sytë’
20 July 2026, 18:01
Seanca plenare shtyhet për të enjten pas tensioneve
20 July 2026, 17:30
Shqipëria "digjet" nga i nxehti, deri në 47°C, ja kur vjen freskimi
20 July 2026, 16:46
Ishte larguar prej dy ditësh nga banesa, 58-vjeçari gjendet i vdekur
20 July 2026, 16:21
Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Shëngjinit, shpëtohen nënë e bir
20 July 2026, 16:01
Aksident i rëndë pranë Gramshit, makina del nga rruga dhe përmbyset disa herë
20 July 2026, 14:56
10 kombëtaret më të mira në historinë e Botërorit
20 July 2026, 14:40
Andy Burnham emërohet zyrtarisht kryeministri i ri i Britanisë së Madhe
20 July 2026, 14:24
Dy ligje që nuk zgjidhin problemet reale të bujqësisë shqiptare
20 July 2026, 13:59
Vokshi: 12 banda kanë punuar për të mbështetur PS-në në të gjitha qarqet
20 July 2026, 13:25
“Puna ime ka mbaruar”, Keir Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen
20 July 2026, 13:11
Pse numrat nuk e zbehin protestën
20 July 2026, 13:01
Rama mbledh të premten grupin parlamentar dhe qeverinë
20 July 2026, 12:55