Flash News

Bota

Denoncoi lidhjet e Ramës me McGonigal dhe Sinaloa, Trump emëron Dan Bonginon si zv.drejtor të FBI

Denoncoi lidhjet e Ramës me McGonigal dhe Sinaloa, Trump emëron Dan

Presidenti Donald Trump emëroi të dielën ish-prezantuesin dhe ekspertin konservator të Fox News, Dan Bongino, si zëvendësdrejtor të Byrosë Federale të Hetimit.

Duke shpallur vendimin në platformën e tij “Truth Social”, Trump e përshkroi Bongino si “një njeri me dashuri dhe pasion të jashtëzakonshëm për vendin tonë” dhe tha se zgjedhja e tij ishte “lajm i shkëlqyeshëm për zbatimin e ligjit dhe drejtësinë amerikane!”.

Kujtojmë se Bongino ka qenë ndër gazetarët që denoncoi lidhjet e Ramës me ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal.

Në programin e tij ‘The Dan Bongino Show’ foli për takimet e fshehta të McGonigal me kryeministrin Edi Rama.

Asokohe, Bongino thoshte po ashtu se Rama është i përfshirë në një konspiracion narkotrafikimi me kartelin e drogës Sinaloa. Ai ngrinte pyetjen se mos-reagimi i administratës Biden ndaj kryeministrit shqiptar ndoshta lidhej me faktin se njerëzit në qeverinë amerikane janë paguar nga shqiptarët.

"Njerëzit nga e gjithë qeveria ishin shumë konfuz se pse Biden nuk po bënte asgjë për këtë kryeministrin e Shqipërisë që dyshohet se po bashkëpunon me zyrtarin e FBI-së, që unë po ju them se është i lidhur me Hunter (Biden), ata janë të lidhur. Këtu kryeministri shqiptar duket se është i përfshirë në një konspiracion narko-trafikimi që përfshin kartelin Sinaloa. Një prej karteleve që po trafikon lëndë narkotike përmes kufirit jugor. Ata janë përgjegjës për sasitë më të mëdha të narkotikëve që trafikohen në SHBA", deklaronte gazetari në “The Dan Bongino Show”.

Bongino po ashtu hodhi akuza të forta në drejtim të ish-presidentit amerikan, Joe Biden, duke thënës sekti Soros-Biden-FBI-Blinken punuan qëllimisht për të goditur presidentin e parë antikomunist në Shqipëri, Sali Berisha.

Të fundit