Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Material jozyrtar”, Ministria e Drejtësisë “rrëzon” Ramën për memet: Dokumenti s’është draft final, por po punohet me ekspertë

“Material jozyrtar”, Ministria e Drejtësisë
Kryeministri Edi Rama-Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Ministria e Drejtësisë ka reaguar pas debatit për ndëshkimin e atyre që krijojnë meme në rrjetet sociale me gjobë ose burg deri në një vit se dokumenti që po qarkullon nuk është draft final i Kodit të Ri Penal, por janë ende një dokument pune, nga grupi i ekspertëve, propozime këto të cilat janë zbardhur si pjesë e diskutimeve në seancat e konsultimit publik.

Në lidhje me kërkesat e vazhdueshme të ardhura nga gazetarët në lidhje me draftin final të Kodit të Ri Penal, duam t’ju sqarojmë se materialet që po qarkullojnë në media janë ende një dokument pune, nga grupi i ekspertëve, propozime këto të cilat janë zbardhur si pjesë e diskutimeve në seancat e konsultimit publik.

Sqarojmë se dokumenti që po qarkullon nuk është draft final, pasi po punohet në vazhdimësi.

Ministria e Drejtësisë ka përmbyllur procesin e konsultimit publik dhe tani ekspertët dhe praktikantët e ligjit të grupit të punës do të finalizojnë projektligjin, i cili pasi të konsultohet teknikisht, do të depozitohet në Këshillin e Ministrave”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Drejtësisë, ndryshe nga kryeministri Rama, i cili u shpreh i sigurt se memet nuk ndalohen me ligj. 

Kryeministri Rama theksoi se reagimet kanë ardhur nga materiale jozyrtare.  

Shih shih qenkan revoltuar ca analistë se do u dënokan memet me Kod Penal, duke u nisur nga s'di ç'material jozyrtar!

Po si mund të ndalohen memet me ligj na e thonë dot këta orakuj të kombit? Asnjë shans s'ka, ku ta gjenim që dhe këta të merreshin me meme që të vlenin për diçka!”, shkroi Rama në twitter.   

Të fundit