Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ministria e Jashtme mohon akuzat ndaj Ferit Hoxhës: Publikimet janë të pavërteta dhe të fabrikuara

Ministria e Jashtme mohon akuzat ndaj Ferit Hoxhës: Publikimet janë

Pas reagimeve politike, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar zyrtarisht duke hedhur poshtë akuzat që lidhen me ministrin Ferit Hoxha.

Përmes një deklarate, zëdhënësi i institucionit i cilëson si të pavërteta dhe të fabrikuara komunikimet e publikuara, duke theksuar se ato nuk kanë asnjë lidhje me realitetin dhe se po përdoren për qëllime politike.

Reagimi i plotë: 

Zëdhënësi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh keqardhjen për publikimet e shpërndara sot në mediat sociale, të cilat pretendojnë të paraqesin komunikime të brendshme, por që në fakt janë të pavërteta.

Ato nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Komunikimi i servirur publikut është paqenë.

Është për të ardhur keq që pretendime të tilla fabrikohen dhe më pas amplifikohen nga aktorë politikë në vend.

Kjo nuk është hera e parë që në arenën publike hidhen pretendime se anëtarë të shërbimit të jashtëm gjoja shkelin betimin e tyre.

Ministri Hoxha shpreh besim të plotë në ndershmërinë dhe profesionalizmin e Shërbimit të Jashtëm, i cili vijon të përmbushë detyrat me përkushtim, duke u fokusuar në punën e tij dhe duke mos u ndikuar nga zhurmat dhe tymnajat e qëllimshme.

Të fundit