Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Nuk paguan Beketin, arbitrazhi nis konfiskimin e pasurive të shqiptarëve”, Rama: Shkrimi i ‘Der Standard’ është ‘fake news’, unë nuk bëj gjëra skandaloze

“Nuk paguan Beketin, arbitrazhi nis konfiskimin e pasurive të

Gazeta austriake ‘Der Standard' shkruan se pasuritë shqiptare po konfiskohen pas një vendimi arbitrazhi.

Qeveria në Tiranë ka humbur një procedurë arbitrazhi rreth një procesi gjyqësor investitorësh mbi shpronësimin e një stacioni televiziv - dhe nuk dëshiron të paguajë.

Megjithatë, kryeministri Edi Rama në PolitikOn, me Alfred Lelën e ka cilësuar këtë artikull të bazuar në të pavërteta.

Rama: Shkrimi i Der Standard është skandaloz.  Nuk e di kush është interesi, por ishte shkrim i bazuar në një mungesë të verifikimit të duhur të fakteve. Çështja që flisni nuk ka përfunduar, por i është ndaluar palëve ta komentojnë. Jemi të ndaluar ta komentojmë nga gjykata. Di që çështja nuk është e mbyllur. Është shkrim i bazuara në të pavërteta.

Lela: Skandaloze mund të jenë gjerat që bëjmë ne?

Rama: Po, nëse nuk do isha unë, unë nuk bëj gjëra skandaloze.

Lea: U duk skandaloze lufta që është nisur me Agon e Beketi, duket se ai do dalë i fituar.

Rama: Di që për gjyqet që nuk kanë mbaruar nuk bëjmë koment, për gjyqet që i kemi mbaruar i kemi fituar. por çështja nuk shtë në kornizën e asaj gazete të respektueshme .

Të fundit