Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama në garë me Vetëvendosjen: Unë kam mbrojtur Thaçin, ju dihet sa keni lëvizur

Rama në garë me Vetëvendosjen: Unë kam mbrojtur

Pas akuzave të forta nga Vetëvendosja e cila e cilësoi si mbështetës të Gjykatës Speciale, kryeministri Rama ka reaguar në platformën “X” duke iu kundërpërgjigjur deklaratës.

Si çdo herë, Rama shprehet se e ka mbrojtur më shumë ai Hashim Thaçin se VV, ndërsa pretendon se kjo e fundit po ngatërron marrëdhëniet institucionale mes dy vendeve, me “çorbën e balotazheve komunale”, referuar këtu humbjes së Kurtit në zgjedhjet lokale.

Edhe pse shprehet se nuk është në garë me Lëvizjen Vetëvendosje, haptazi, e tregon qartë se është në një garë se kush e mbron më shumë ish-presidentin Thaçi.

“Lëvizja Vetëvendosje më paska kushtuar një çarçaf të gjatë, ku shkruan se përpara 10 vjetësh unë paskam qenë pro kurse ajo paska qenë kundër Gjykatës Speciale… Ndërkohë unë e kam denoncuar farsën ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve kurdo e kudo ka qenë rasti a nevoja, ndërsa Lëvizja dihet se sa ka lëvizur në atë drejtim.

Por unë s’jam në asnjë lloj gare me Lëvizjen dhe më vjen keq që Lëvizja i ngatërron marrëdhëniet institucionale të Kosovës me Shqipërinë në çorbën e balotazheve komunale, ndërsa për qëndrimet e para 10 vjetëve - kur ajo nuk njihte as himnin e Kosovës e jo më pafajësinë e Hashim Thaçit, të cilin do ta donte përjetësisht në Hagë - i kujtoj Lëvizjes se Gjykata Speciale u ngrit për trafikun e organeve, jo për të marrë peng Presidentin e Republikës së Kosovës.

Dhe e fundit, unë as nuk jam organizator e as nuk jam folës i  protestës gjithëkombëtare “Drejtësi për Çlirimtarët”, të cilën e mbështes megjithë zemër e do t’i bashkohesha si pjesëmarrës i thjeshtë, nëse nuk do të isha i vetëdijshëm se çdo politizim me dashje ose jo i asaj nisme, do të dëmtonte qëllimin dhe popullaritetin e saj”, shkruan Rama.

Të fundit