Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama shpërfill ankimimin e Veliajt në 'Kushtetuese', çon në Presidencë vakancën për Bashkinë e Tiranës

Rama shpërfill ankimimin e Veliajt në 'Kushtetuese',

Kryeministri Edi Rama ka zyrtarizuar hapat për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, pas vendimit për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut.

Burime për mediat bëjnë me dije se kreu i qeverisë ka dërguar në Presidencë njoftimin për vakancën në krye të Bashkisë së Tiranës edhe pse një ditë më parë Veliaj bëri ankimim në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin nga detyra. 

Ashtu sikurse nuk priti për afatin e ankimimit kreu i qeverisë nuk ka pritur as për vendimin e Kushtetueses por ka dërguar në presidencë vakancën për drejtimin e bashkisë.

Tashmë pritet vetëm që Presidenti Bajram Begaj të shpallë datën zyrtare të zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. 

Të fundit